Komunikatë: Ndërpritet bashkëpunimi me futbollistët Medjedoviç, Çollak dhe Nuhi

No image

KF Shkëndija ka ndërprerë bashkëpunimin me futbollistët Dino Medjedoviç dhe Jure Çollak. Të dy lojtarët nuk bënin pjesë në planet e stafit teknik dhe në kushte të tilla ndarja ishte zgjidhja më e mirë për të dyja palët. Kontratat janë ndërprerë me marëveshje të dyanshme. Në të njejtën kohë me kërkesë të futbollistit, ndërpritet para kohe kontrata edhe me portierin e ri Besir Nuhi.
KF Shkëndija falënderon tre futbollistët për kontributin e dhënë gjatë periudhës që ishin pjesë e skuadrës, duke u dëshiruar gjithë të mirat në të ardhmen.