Gati për testin me Dritën e Gjilanit

No image

Shkëndija të shtunën në orën 14:00 në stadiumin e qytetit në Tetovë përballet me Dritën e Gjilanit në një takim miqësor që dy skuadrat e shfrytëzojnë për të mbuluar pauzën në kampionat shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese.

Me këtë rast përveç formës së skuadrës dhe futbollistëve me minutazh më të vogël, stafi teknik do të ketë mundësi të testojë tre futbollistë që kanë arritur në provë për këtë përballje. Bëhet fjalë për portierin bullgar Mario Kirev, mbrojtësin Kosta Manev dhe sulmuesin e krahut Festim Alidemaj që vjen nga Kosova.