Nga infermeria | Informata për gjendjen shëndetësore të Çinarit dhe Adilit

No image

Erald Çinari stërvitet me intensitet të plotë pas dëmtimit në duelin me Shkupin, derisa probleme me mollëzën e fytyrës ka Mevlan Adili që mbetet në dyshim për ndeshjen me Strugën. 

Fitorja 2:0 në transfertën me Shkupin të shtunën e shkuar kishte kosto për kuqezinjtë që triumfin e luftuar e paguan me dy lojtarë të dëmtuar. Mevlad Adili mori një goditje të rëndë në kokë (pjesa e nofullës) dhe përkundër insistimit personal për të vazhduar lojën nuk shkoi më shumë se 45 minuta. Ndërkohë në pjesën e dytë një start i ashpër ndaj Çinarit la me dhimbje sulmuesin anësor, që gjithashtu provoi të vazhdonte lojën por pa arritur të durojë deri në fund. 

Erald Çinari – Pushimi dy ditor i bëri mirë Çinarit dhe gjendja e kyçit të këmbës së tij është shumë mirë, ndërsa pasi edhe ekzaminimet mjekësore rezultuan pozitive, 27 vjeçari nga sot stërvitet me grupin me ngarkesë maksimale. 

Mevlan Adili – Ndërkohë jashta procesit stërvitor mbetet mbrojtësi. Dëmtimi i nofullës kërkon testime shtesë për të vlerësuar shkallën e lëndimit. Informacionet e para aludojnë në zhvendosje të lehtë të mollëzës, për të cilën do të duhet të shihet nëse lojtari mund të luajë me maskë mbrojtëse, apo do të duhet pushim i plotë nga aktivitetet që provokojnë kontakt direkt me pjesën e lënduar. Të premten pritet të bëhen testimet e fundit, para se të vendoset nëse Adili do të jetë në kombinim ditën e dielë ndaj Strugës në Tetovë. 

subl

Share Now

Related Post