Informata të rëndësishme për tifozët, të enjten dalin në treg biletat, shiten deri të premten

No image

Biletat për ndeshjen Shkëndija-Struga dalin në shitje nesër dhe të njejtat do të gjenden në qendër të qytetit dhe te Monaco Tobacco dhe Pika Tobacco deri ditën e premte. Shkaku i interesimit të madh dhe kapacitetit të zogëluar të stadiumit pas fillimit të punimeve, shikuesit luten të vijnë më herët në stadium, ndërsa biletat do shiten ndaras për secilën tribunë.

KF Shkëndija njofton publikun për disa informata të rëndësishme për ndeshjen me Strugën që luhet të dielën në Tetovë (ora 17:00) në kuadër të xhiros së 32-të në LPFMV. 

Shkëndija me fitore siguron titullin kampion dhe interesimi për këtë ndeshje është shumë i madh. Shtojmë faktin se kapaciteti i stadiumit është zvogëluar shkaku i shembjes së tribunës veriore (kanë nisur punimet për rikonstrumin e stadiumit). Për këto arsye dhe duke dashur të shmangim rrëmujat e padëshiruara e ndonjë incident eventual, klubi në bashkëpunim me sigurimin dhe mbajtësit e rendit ka marrë masa maksimale për organizimin e kësaj ndeshje, mbarëvajtjen e hyrjes së tifozëve në stadium, ndjekjes së ndeshjes dhe largimit të tyre nga stadiumi pas ndeshjes. Shkaku i interesimit të madh biletat do të shiten disa ditë para ndeshjes dhe në treg do të jenë nga dita e enjte. Të njejtat do të mund ti siguroni para zyrave të klubit (do të ketë pikë shitje) në qendër të qytetit (Tetovë) nga e enjtja deri të premten. 

  • Çmimi për biletë është 100 denarë.
  • Biletat do të shiten ndaras për secilën tribunë. Për tribunën e mbuluar (jugore) bileta do të jetë e kuqe, ndërsa për tribunën prapa portës (Lindje-përballë “Marshin Beqiri”) bileta do të ketë ngjyrë të bardhë. 
  • Shitja e biletave do të bëhet para zyrave të klubit (në qendër të Tetovës) nga dita e mërkurë, deri të premten. 
  • Hyrja për në pjesën VIP dhe Lozhë do të jetë me bileta dhe shkaku i interesimit të madh personat që nuk do kenë siguruar biletë mos krijojnë rrëmujë para hyrjes së stadiumit. 
  • Dyert e stadiumit do të mbyllen 15 minuta para fillimit të takimit. 
  • Parkingu i preferuar për tifozët do të ishte te stadiumi i vjetër (pjesa e rrethuar te unaza pranë Kazermës së Tetovës), për të mos krijuar rëmuja shtesë pranë stadiumit.

KF Shkëndija apelon te gjithë ndjekësit që të vijnë në numër sa më të madh, për të qenë forcë shtesë për futbollistët në rrugën drejt fitores e cila bart vlerën e titullit kampion.

Ju falemenderojmë paraprakisht për mbështetjen e parezervë. 

Forca Shkëndija. 

Share Now

Related Post