Shkëndija humb miqësoren me Dritën e Gjilanit

No image

Kuqezinjtë janë mundur me shifrat 1:2 në takimin miqësor me Dritën e Gjilanit. Të dy trajnerët shfrytëzuan këtë ndeshje për të provuar gjithë futbollistët që kanë në dispozicion, duke kompensuar kështu pauzën në kampionatet respektive shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese. 

Përballja me skuadrën kosovare më shumë histori solli në fraksionin e parë kur loja ishte më intenzive, me miqtë që në fushë u shfaqën më luftarak dhe më insistues. Ndryshimi erdhi në minutën e 12-të kur Xhevdet Shabani gjendet mirë në zonë dhe me goditje precize realizon për epërsi 0:1 të miqve. Shkëndija i’u afrua golit në minutën e 26-të, mirëpo e majta e Ibraimit ndalet nga portieri kundërshtar. Pak më vonë j njejti futbollist shërbehet bukur me top nga Alimi, kalon portierin dhe plason drejt portës ku nga vija fatale pastron njëri prej mbrojtësve të Dritës. Cuculi me kokë nuk gjeti kuadrantin në kanosjen e rradhës, që filloi të paralajmërojë golin e barazimit. Ibraimi ndalet me faul në zonë nga Leci, ndërsa numri 7 i kuqezinjëve nuk gabon nga pika e bardhë duke barazuar shifrat në 1:1. Pesë minuta para pauzës miqtë rigjetën epërsinë me anë të Kryeziut që arriti të mposhtë Avdylin për 1:2. Në fillim të pjesës së dytë trajneri Osmani kreu 7-të zëvendësime mes tyre edhe portierin bullgar Mario Kirev, mbrojtësin Kosta Manev dhe sulmuesin e krahut Festim Alidemaj që vjen nga Kosova. Todorovski kishte dy kansoje që nuk sollën ndryshim, ndërsa të njejtin epilog pati edhe e djathta e fortë e Shefitit. Në vazhdim edhe miqtë kryen më shumë zëvendësime, tempoja e lojës dukshëm ra kështu që fundi i takimit gjeti rezultatin e pjesës së parë, 1:2 për mysafirët.

SHKËNDIJA-DRITA 1:2 (1:2)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Shikues
: 500
Arbitër: Josip Barton
Arbitra anësorë: Nasuf Latifi dhe Nebojsha Gjorgjievski
Golashënues: Ibraimi pen. 34′ (Shkëndija), ndërsa Xh.Shabani 12′ dhe Kryeziu 40′ (Drita)
Kartona të verdhë: /
SHKËNDIJA: Avdyli, Bejtuallai, Teqja, Cuculi, Asani, Alimi, Zejnullai, Junior, Emini, Abdurahimi, Ibraimi.
Luajtën edhe: Kirev, Murati, Todorovski, Manev, Shefiti, Bojku, Cilafi dhe Alidemaj.
Trajner: Qatip Osmani
DRITA: Rexhepi, Limani, Leci, Kuka, D. Haliti, B. Shabani, Musaj, Xh. Shabani, Livoreka, Kryeziu, Fazliu.
Luajtën edhe: Ismaili, Ramadani, T. Haliti, D. Ramadani, Isufi dhe Ruhani.
Trajner: Bekim Isufi