Dita: Jemi në moment të mirë para duelit me Shkupin

No image

Kuqezinjtë pas triumfit 2:0 ndaj Rabotniçkit në mesjavë, me atmosferë pozitive përgatiten për ndeshjen e të dielës me Shkupin në Çair. Mesfushori Bruno Dita përcjell atmosferën në 

Kemi bë një ndeshje të mirë me Rabotniçkin. Pjesa e parë jo aq e mirë, por në të dytën dominuam takimin dhe si rjedhojë edhe fituam. Ndeshja me Shkupin vjen në momentin e duhur pas asaj fitore bindëse me Rabotniçkin. Shpresoj që edhe në Shkup të jemi në nivel dhe të kthehemi me tre pikë në Tetovë”, shprehet Bruno Dita, që vlerëson se mungesat (Krasniqi, Maksimov dhe Qaka) në formacion penalizojnë ekipin, por ky fakt nuk ndryshon ambiciet e kuqezinjëve në këtë sfidë. 

E vërteta është se po stërvitemi mirë dhe besoj se gjithësecili është gati për këtë ndeshje. Jemi optimistë pavarësisht se kemi të pezulluar dy lojtarë me rëndësi (Krasniqi e Maksimov), poashtu edhe Qaka (i lënduar) do të jetë mungesë shumë e madhe për ne. Por secili që do të luajë do të jetë i gatshëm për të dhënë maksimumin për tu kthyer me fitore”, përfundoi Dita. 

Kuqezinjtë vazhdojnë punën edhe të shtunën me seancën e fundit stërvitore, derisa të dielën nga ora 13:00 në Çair luhet takimi i xhiros së 17-të të LPFMV-së, Shkupi-Shkëndija.