Xhiroja e XVII | Shkupi – Shkëndija

No image

Derbi i madh ndërmjet Shkupit e Shkëndijës të dielën përball me njëra tjetrën dy ekipe që vite me radhë dominojnë futbollin elitar në vendin tonë. 

NDESHJA

Shkupi vs Shkëndija

Liga e Parë, xhiroja e shtatëmbëdhjetë

Stadiumi në Çair

E dielë, 3 dhjetor, ora 13:00

Shkupi-Shkëndija ndeshen të dielën në Çair në duelin që përveç kryefjala e xhiros së 17-të, mund të rezultojë edhe i kampionatit duke parë se përballen momentalisht dy ekipet e para në renditje. Pas 16-të xhirove Shkëndija e Shkupi ndajnë vendin e parë me pikë të barabarta (nga 32 pikë) dhe ky duel pritet me dëshirë të madhe për të tejkaluar njëra tjetrën. 

Kuqezinjtë në mesjavë kishin paraqitje pozitive kur në Tetovë mundëm 2:0 Rabotniçkin dhe drejt Çairit shkojmë me vendosmëri për fitore, pavarësish faktit se trajneri Nuhiu përballet me mungesa të rëndësishme në formacion. 

Ndryshe nga Shkëndija që vjen në këtë duel pas një fitoreje, Shkupi në mesjavë barazoi pa gola me Gostivarin. Vetëm një fitore (1:0 ndaj Makedonija Gj.P.) në tre ndeshjet e fundit në të cilat u mundën 2:1 nga Sileksi dhe barazuan 0:0 me Gostivarin tregojnë rënie të formës që paraprakisht kishte ekipi prej ardhjes së trajnerit Mladen Zizoviç dhe kuqezinjtë tanë synojnë ta shfrytëzojnë këtë moment. Ndeshja e parë mes veti këtë sezon e luajtur në Tetovë solli barazim pa gola. 

Skuadra

Probleme serioze për trajnerin Ardian Nuhiu. Endrit Krasniqi e Metodi Maksimov humbin ndeshjen me Shkupin shkaku i pezullimit me nga 5 kartona të verdhë. Ndërkohë i dëmtuar në mesjavë kundër Rabotniçkit doli Kamer Qaka. Mesfushori ka zgjatje të tendinës dhe me gjasë gjysmësezoni vjeshtor për të ka përfunduar. 

Transmetimi

Përballja Shkupi-Shkëndija zhvillohet të dielën me fillim në orën 13:00 në stadiumin e Çairit në Shkup dhe do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në servisin shtetëror (MTV) dhe platformën rajonale Arena Sport. 

Share Now

Related Post