Goli i Dorievit s’mjafton për fitore, pasi mysafirët barazuan me Gjorgievskin. Shalës i anulohet gol i rregullt, ndërsa sfidën e mbyllim sërish me karton të kuq.
Detajet e ndeshjes:
SHKËNDIJA – AKADEMIA PANDEV 1:1 (1:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Golashënues: Doriev 9’ (Shkëndija), ndërsa Gjorgievski 69’ (Akademia Pandev)
Kartona të kuq: Bilalli 90’+8(Shkëndija) dhe trajneri mysafir Vasovski 45’ (Ak. Pandev)
Arbitër: Marjan Mlladenovski (Shkup)
SHKËNDIJA: Zahov, Cuculi, Cake, Murati, Velija, F. Ramadani (Bilalli 56’), R. Ramadani (Nafiu 70’), Hasani (c), Doriev, Shala, Elezi (Stojanovski 46’)
Trajner: Qatip Osmani
A. PANDEV: Allçevski, Iliev, Akosta, Trajkov (Angelov 56’), Donov, Velinovski (Stojanov 90’+5), Krstevski (Gjorgjievski 90’+5), Cikarski, Gjorgievski (Tomovski 75’), Ivanovski, Dimov (c).
Trajner: Aleksandar Vasovski
Ndeshja
Shkëndija ndalet me barazim 1:1 nga Akademia Pandevi në duelin e xhiros së 14-të të Ligës së Parë të futbollit vendor. Kuqezinjtë avansuan me anë të Dorievit pas vetëm 9-të minutave lojë, ndërsa mysafirët barazuan me Gjorgievskin në të 69-ën pak sekonda pasi Shalës i’u anulua pa të drejtë për pozicion jashtë loje një gol i rregullt.
Ndeshjen e nisëm me formacion sulmues, vëllezërit Ramadani ishin rreshtuat në mesfushë, pasi Dita mungoi shkaku i pezullimit, kurse Cuculi zuri vendin e Bejtullait të lënduar. Vetëm 9-të minuta na u deshtën për të gjetur epërsinë e dëshiruar, kur Doriev përfiton me shkathtësi pas një këndorje të miqve dhe zhvillon kundërsulm të shpejtë, para e të pasojë për Shalën goditja e të cilit ndalet nga Allçevski, ndërsa topin e devijuar Doriev me përcjell në rrjetë për epërsi 1:0 me golin e 7-të sezonal. Shkëndija vazhdoi dominimin, mirëpo deri në fund të pjesës së parë nuk pati ndryshim, kryesisht pasi kuqezinjëve ju mungonte pasimi i fundit i saktë para portës mysafire.
Pjesa e dytë çuditërisht nisi me ofenzivë të mysafirëve, që qarkullonin topin dhe shfaqën apetite sulmuese. Nuk është se Akademia Pandev shfaqej me ndonjë rezik, por fakti që afroheshin më shumë në zonën tonë ishte paralajmërim se po lejojmë shumë hapsira. Një gol i dytë në rrjetën kundërshtare do të na jepte qetësi dhe në minutën e 69-të arritëm të shënojmë me anë të Shalës. Goli u anulua për pozitë jashtëloje inekzistente, ndërsa që e keqja të jetë më e madhe në anën tjetër Martin Gjorgievski barazon në 1:1, pasi paraprakisht Zahov nuk kontrolloi si duhet një goditje të Angellovit. Tani duhej të kërkojmë sërish epërsinë dhe gjërat u komplikuan pasi mysafirët tashmë mbroheshin me gjithë futbollistët dhe pas çdo kontakti shtriheshin në tokë duke shkatërruar ritmin e ndeshjes. Si pasojë nuk krijuam shans të vërtetë për gol dhe minutat shtesë i pritëm pa qetësinë e duhur. Mysafirët shfrytëzonin çdo moment për provokim dhe në çastet e fundit Sabit Bilalli i ngacmuar nga një futbollist kundërshtar nuk ruajti nervat duke dalë nga loja me karton të kuq. Në fund barazim 1:1 dhe nga një pikë për dy skuadrat.
Deklarata | Trajneri Osmani flet pas barazimit me A. Pandev
Ndeshja e radhës
Shkëndija kthehet në aksion në mesjavë kur në Çair përballemi me Shkupin në duelin e vlefshëm për 1/4 e finales së Kupës.
Shkupi-Shkëndija 09.11.2022