Goli i 6-të sezonal i Dorievit nuk ka mjaftuar për fitore në transfertën me Sileksin, pasi vendasit barazuan pas një gabimi në mbrojtje.
Detajet e ndeshjes:
SILEKSI – SHKËNDIJA 1:1 (0:0)
Stadiumi i qytetit në Kratovë
Golashënues: Obadoviq 68’ (Sileksi), ndërsa Doriev 59’ (Shkëndija)
Karton i kuq: Dita (Shkëndija)
Arbitër: Stojanç Trpçevski (Kavadar)
SILEKSI: Bozhinovski (c), Rajkov, Manasievski (Aliji 74’), Lamallari, Ristovski (Nikoliq 90’), Petkoski, Serafimovski, Angjeleski (Stojçevski 58’), Obadoviq (Riçkov 74’), Petroviq, Eftimov (Cvetanovski 90’).
Trajner: Gorazd Mihajlov
SHKËNDIJA: Zahov, Cuculi, Cake, Dita, Doriev, Stojanovski (Bilalli 85’), Velija, Shala, Neziri, R. Ramadani, Hasani (c) (Nafiu 90’).
Trajner: Qatip Osmani
Ndeshja:
Një Shkëndijë ofenzive që kishte vendosur qëllim të fitojë tre pikë në Kratovë, në fund duhej të pajtohet me barazim 1:1, pasi Sileksi realizoi një mundësi para portës së Zahovit. Formacioni sulmues i Shkëndijës asesi nuk solli rezultat në pjesën e parë, ndërsa të njejtin përfundim kishin edhe tentativat e kohëpaskohëshme të vendasve. Në minutën e 14-të Zahov shpëtoi portën pas tentimit të Petroviqit, ndërsa në anën tjetër (26’), Doriev lëshoi goditje të bukur që neutralizohet nga portieri vendas Bozhinovski. Pesë minuta para pauzës Doriev e Shala kombinojnë bukur para zonës, ndërsa tentimi i Stojanovskit u kontrollua nga Bozhinovski.
Pjesa e dytë solli një Shkëndijë edhe më insistuese në fazën sulmuese dhe efekti do të vinte në minutën e 59-të kur asisti i Shalës gjen Dorievin e gatshëm që me goditje precize çon topin brenda kudratit dhe kuqezinjtë shohin veten në epërsi 1:0.
Fatkeqësisht nuk do ta ruanim epërsinë më shumë se 9-të minuta, pasi një harkim në zonë na zuri të papërgatitur dhe Obadoviq (68’) kërcen më së larti dhe me kokë nivelizon rezultatin në 1:1. Tentuam të rikthejmë epërsinë, por pa sukses, ndërsa 8-të minutat e fundit luajtëm pa Ditën e larguar me të kuq (82’, pas dy kartonave të verdhë. Në fund duhej të pajtohemi me barazim 1:1 dhe gjëja pozitive në këtë xhiro ishte se edhe rivalët për titull gjithashtu nuk morën fitore.
Ndeshja e radhës
Shkëndija do të zhvillojë ndeshjen e rradhës në Tetovë më 6 nëntor kur përballemi me Akademia Pandevin.
Shkëndija-Akademia Pandev 06.11.2022