Deklarata | Trajneri Osmani flet pas barazimit me A. Pandev

No image

Shkëndija barazon 1:1 për të dytën javë me rradhë, pasi njejtë si me Sileksin një javë më parë edhe tani ndamë pikët me Akademia Pandevin. Goli i Dorievit (9’) u zhvlerësua nga realizimi i Gjorgievskit (69’), me Shkëndijën që doli e dëmtuar me anulimin e një goli të pastërt të Shalës. 

….barazim dëshprues….

Q. Osmani: “Sigurisht se të gjithë jemi të dëshpëruar. Mendoj se pasi avansuam, me çdo kusht duhej të gjejmë golin e dytë dhe të sigurisë, i cili do të na ndihmonte në menaxhimin e lojës. Sërish sot na u përsëritën disa gabime që vazhdimisht po na ndodhin, kemi shumë pak lojtarë që finalizojnë aksionet“

….zgjidhja për gabimet që përsëriten….

Q. Osmani: “Sigurisht keni vërejtur se unë jam munduar të gjej zgjidhje me ndërimin e lojtarëve, me ndryshimin e pozitave të futbollistëve. Thjesht kam provuar që pas një sulmuesi ta vendosim të dytin, pastaj të tretin, lojtarin pas sulmuesit. Por evidente është se nuk arrijmë të kemi efekt. Dhe ky është problemi kryesorë, nuk shënojmë sa duhet“.

….goli i Shalës i rregullt….

Q. Osmani: “Pikërisht për këtë gol po flas. Edhe në pauzën mes dy pjesëve me lojtarët folëm për golin e dytë, se duhet ta shënojmë të dytin. Tash në video shofim se ishte gol i pastërt, ndoshta edhe ai anulim na dha pasiguri në ekip kur shumë pak sekonda më vonë pranuam golin e barazimit“.

….i pakënaqur me….

Q. Osmani: “E thash, jam i dëshpëruar me mungesën e golit të dytë. Edhe në Kratovë kërkoja nga ekipi golin e dytë edhe sot të gjithë kërkonim golin e dytë. Kjo më dëshpëroi sepse avansuam shumë herët dhe pastaj krijojmë shumë pak raste për të mbyllur ndeshjen“.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME