-
A 1:1
- ||, |||, Antalya TC 2021
- 2021-01-26 15:00
Kuqezinjtë luajnë 1:1 përballë skuadrës ukrainase Zorya Luhansk, në ndeshjen e parë kontrolluese në këtë fazë përgatitore.
Shkëndija len pas vetes testin e parë në vitin 2021, duke barazuar 1:1 me Zorya Luhansk nga Ukraina në përballjen e parë në përgatitjet që zhvillohen në Antalia të Turqisë. Me lodhje evidente që është e natryshme ne këtë fazë të përgatitjeve kur skuadra ka ngarkesë të madhe në seancat stërvitore, kuqezinjtë performuan në nivel të kënaqshëm ndërsa në pjesën e dytë debutoi me fanellën kuqezi sulmuesi Rubin Hebaj.
Shkëndija avansoi e para në minutën e 13-të kur Ibraimi bën presion që në fazën e sulmit duke detyruar në gabim mbrojtësin kundërshtarë, ndërsa përfiton Doriev që pasi i ofrohet portës godet saktë për 1:0. Ukrainasit nuk u dorëzuan dhe kërkuan përgjigjen, ndërsa arritën të barazojnë në minutën e 28-të kur Khomchenovsky shënon gol të bukur për 1:1. Pak para pauzës shkuam pranë golit të dytë kur Ramadani futet në mundësi shënimi, por goditja e tij ndalet nda portieri kundërshtarë, Vasilj.
Në pjesën e dytë vazhdoi loja e hapur nga të dyja palët, ndërsa me kalimin e kohës dy trajnerët freskonin ekipin duke angazhuar lojëtarë nga pankina. Zorya organizoi disa aksione të rrezikshme, por kansojet më konkrete vinin kryesisht nga goditje nga distanca, ndërsa Shkëndija kishte të paktën tre mundësi shumë të mira për gol dhe fitore. Në minutën e 60-të pas një aksioni të bukur të kuqezinjëve, Hebaj gjendet në shans të 100%, por nga pozita ideale godet skaj shtyllës. Në minutën e 79-të Besart Ibraimi krijon hapsirë dhe tenton portën, por i gatshëm shfaqet portieri kundërshtarë, ndërsa dy minuta më vonë Alimi lëshon një të djathtë të fortë që fatkeqësisht nuk gjen kuadrantin.
Në fund ndeshja mbyllet me barazim 1:1, ndërsa kuqezinjtë vazhdojnë prej nesër me nga dy seanca stërvitore në ditë.
SHKËNDIJA-ZORYA 1:1 (1:1)
Kompleksi Luxury Resort Susesi
Golashënues: Doriev 13’ (Shkëndija), ndërsa Khomchenovsky 28’ (Zorya)
SHKËNDIJA: Zahov, Murati, Neziri, Bejtullai (c), Paviç, Zejnullai, Alimi, Ramadani, Nafiu, Doriev, Ibraimi.
Luajtën edhe: Dita, Hebaj, Elezi, Merxhani dhe Luma.
Trajner: Ernest Gjoka