Shkëndija U18 mundi 5:0 Milanon

No image

Paraqitje bindëse e djemve të Berat Imerit që mundin 5:0 Milanon e Kumanovës në xhiron e 19-të të Super Ligës së Kadetëve të Maqedonisë.

Shkëndija U18 merr tjetër fitore në kategorinë e saj, duke vijuar sigurtë rrugën drejt titullit. Lideri i renditjes në kuadër të xhiros së 19-të mundi 5:0 Milanon, në një takim të dominuar prej fillimi e deri në fund. Vetëm gjashtë minuta lojë mjaftuan për të parë golin e parë me autor Albin Ramadanin. Në minutën e 25-të Premtim Jakupi shënoi për 2:0, ndërsa rezultatin e pjesës së parë 3:0 e fiksoi Genc Gashi pesë minuta para pauzës. Pjesa e dytë ishte përsëritje e të parës, me atë që Shkëndija solli vetëm dy gola. Ediz Spahiu në minutën e 55-të çoi shifrat në 4:0, ndërsa dhjetë minuta më vonë Premtim Jakupi me golin e dytë personal në këtë përballje vulosi rezultatin përfundimtar Shkëndija 5, Milano 0.

SHKËNDIJA U18-MILANO U18 5:0 (3:0)
Golashënues:
 1:0 Albin Ramadani 6’, 2:0 Premtim Jakupi 25’, 3:0 Genc Gashi 40’, 4:0 Ediz Spahiu 55’, 5:0 Premtim Jakupi 65’.
SHKËNDIJA U18: Mehdiji, Rexhepi, Ramiq, Alb. Ramadani, Jakupi, R. Ramadani, Memishi, Shahini, Sinani, Bakija, Gashi.
Luajtën edhe: Spahiu, Karimani, Adh. Ramadani, Arsllani, Mustafa, Havziu.
Trajner: Berat Imeri