Shkëndija dominoi në mbrëmjen e FFM-së për më të mirët e vitit 2018

Dominimi në futbollin e Maqedonisë me ekipin e parë dhe gjeneratat e reja ka bërë që Shkëndija të jetë ‘kryefjala’ e mbrëmjes në ceremoninë e Federatës së futbollit të Maqedonisë për shpalljen e më të mirëve për vitin 2018.

Dominimi në futbollin e Maqedonisë me ekipin e parë dhe gjeneratat e reja ka bërë që Shkëndija të jetë ‘kryefjala’ e mbrëmjes në ceremoninë e Federatës së futbollit të Maqedonisë për shpalljen e më të mirëve për vitin 2018. Pas vitit historik kur kuqezinjtë fituan titullin e kampionit dhe Kupën e Maqedonisë, presidenti i Shkëndijës Visar Bexheti pati kënaqësinë të pranojë çmimin e rradhës për kuqezinjtë, ‘Ekipi Fair-Play’ që përfundimisht mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme vitin më të suksesshëm në historinë e klubit.

Besart Ibraimi ishte ‘mbreti’ i ceremonisë pasi bashkoi çmimet ‘Golashënuesi i vitit’ dhe ‘Futbollisti më i mirë i vitit 2018’, ndërsa pas dominimit të kuqezinjëve në skenën vendore krejtësisht i pritur ishte që ‘Trajneri i vitit’ të shpallet tekniku i Shkëndijës, Qatip Osmani. Ish-futbollisti ynë Enis Fazllagiç që tashmë luan me Zhilinën në Sllovaki u zgjodh ‘Lojtari më i mirë i ri’, Bekim Osmani ‘rëmbeu’ çmimin ‘Trajneri i vitit në kategoritë e reja’, ndërsa Shkëndija u zgjodh edhe ‘Ekipi më i mirë’ te të rinjtë. 
Kështu me një ‘grumbull’ çmimesh nga FFM, Shkëndija mbyll vitin më të suksesshëm në histori, me shpresë që 2019-ta të sjellë arritje të reja. 

FOTOGALERIA

🏆 KF Shkëndija – Ekipi Fair-Play i vitit dhe klubi më i mirë në kategoritë e reja
🥇⚽️ Besart Ibraimi – Futbollisti dhe golashënuesi më i mirë i vitit
🏅 Qatip Osmani – Trajneri më i mirë i vitit
🥇Enis Fazlagiç – Futbollisti më i mirë i ri
🏅 Bekim Osmani – Trajneri më i mirë te moshat e reja

Share Now

Related Post