Z. Lazim Destani uron ekipin për çmimet e fundvitit

No image

Me rastin e dhënies së çmimeve nga FFM për më të mirët e vitit, ku Shkëndija ishte “kryefjala” e mbrëmjes me gjithsej gjashtë çmime të marra në disa kategori, z. Lazim Destani gjen rastin t’i dërgojë urimet e tij fituesve të çmimeve dhe gjithë klubit në përgjithësi.

“Është kënaqësi që po më vijnë kaq shumë urime për çmimet e fundvitit që Federata e Futbollit e Maqedonisë i dha Klubit të Futbollit Shkëndija. Andaj, në këtë atmosferë festive të fundvitit, po jua përcjell urimet e mia më të mira futbollistëve, stafit teknik dhe menaxhmetit të klubit që me rezultatet që arritët e bëtë Shkëndijën të dominojë me çmimet e fituara në këtë ceremoni festive të organizuar nga FFM. Me këtë rast dua ta nënvizoj, se nga çmimet që mori Shkëndija, në mënyrë të veçantë më gëzoi çmimi, Ekipi më “Fair Play” i vitit.

Uroj gjithashtu, në vitet që vijnë, kuqezinjtë tanë të vazhdojnë rrugën e sukseseve duke u ngjitur gjithnjë e më lartë për tu sjellë emocion e gëzim të gjithë tifozëve që me kënaqësi i ndjekin ndeshjet e Shkëndijës.”

 

 

 
 
 
View this post on Instagram
 

 

 

 
 

 
 

 

 

URIME SHKËNDIJA PËR ÇMIMET E FUNDVITIT! Është kënaqësi që po më vijnë kaq shumë urime për çmimet e fundvitit që Federata e Futbollit e Maqedonisë i dha Klubit të Futbollit Shkëndija. Andaj, në këtë atmosferë festive të fundvitit, po jua përcjell urimet e mia më të mira futbollistëve, stafit teknik dhe menaxhmetit të klubit që me rezultatet që arritët e bëtë Shkëndijën të dominojë me çmimet e fituara në këtë ceremoni festive të organizuar nga FFM. Me këtë rast dua ta nënvizoj, se nga çmimet që mori Shkëndija, në mënyrë të veçantë më gëzoi çmimi, Ekipi më “Fair Play” i vitit. Uroj gjithashtu, në vitet që vijnë, kuqezinjtë tanë të vazhdojnë rrugën e sukseseve duke u ngjitur gjithnjë e më lartë për tu sjellë emocion e gëzim të gjithë tifozëve që me kënaqësi i ndjekin ndeshjet e Shkëndijës. #shkëndija #ballistët #kuqezi #ffm

A post shared by Lazim Destani (@lazimdestani) on