Shkëndija do provojë befasinë edhe me Gentin

No image
Bruno Akrapoviq dhe Ferhan Hasani njëzëri kanë paralajmëruar lojë për befasi të re evropiane, duke pranuar realitetin se Genti megjithatë është favorit i madh.
Shkëndija të enjten është para një sfide të re evropiane, kur në Belgjikë zhvillon ndeshjen e parë të fazës së play-offit të Liga Evropës kundër Gentit. Në takimin zyrtar me gazetarë, shefi i stafit teknik Bruno Akrapoviq dhe kapiteni Ferhan Hasani edhe nje herë kanë potencuar rolin e favoritit të cilin e gëzon ekipi i Gentit, mirëpo njëkohësisht kanë paralajmëruar se Shkëndija shikon seriozisht këto ndeshje dhe kërkon të ‘prodhojë’ befasinë e rradhës në Liga Evropa.
1a
“Kemi ardhur në këtë ndeshje për ne shumë të rëndësishme dhe historike, kemi ardhur në një qytet shumë të bukur, stadium shumë i bukur. Të gjithë jemi përplot përshtypje pozitive që na motivojnë edhe shpresoj këtë ta bartim nesër në ndeshje në të cilën para se gjithash duam të bëjmë futboll të mirë dhe rezultat të mirë për ta patur më lehtë në takimin e kthimit. Kjo është dëshira ime kryesore dhe e gjithë futbollistëve dhe për këtë kemi ardhur këtu. Jemi përgatitur, jemi të koncentruar në atë që është me rëndësi dhe ajo është të jemi të gatshëm për ndeshjen e nesërme”, deklaroi trajneri, Bruno Akrapoviq.
fh10
“Dua të them se jemi të lumtur që jemi këtu, normalisht jemi të vetëdijshëm për atë që na pret ditën e nesërme. Por dua të theksoj se deri tqani kemi kaluar tre raunde dhe ato nuk kanë qenë aspak të lehta, normalisht edhe nesër nuk do të jetë. Si kemi kaluar tre raundet paraprake do të mundohemi të kalojmë edhe këtë ndeshje. Ballafaqohemi me kundërshtar të fortë si që është Genti, të cilët vitin e kaluar luajtën në Champions League, por unë mendoj se nëse bëjmë lojën që kemi bërë në tre raundet paraprake besoj në një rezultat pozitiv ditën e nesërme dhe kemi shans të kalojmë më tutje”, u shpreh kapiteni Ferhan Hasani.
Përballja Genti-Shkëndija luhet të enjten në stadiumin ‘Ghelamco Arena’ në Gent, me fillim në orën 20:30.