Genti dhe ‘Ghelamco Arena’ inspirim për dëshmim të ri evropian

No image
Futbollistët ‘kuqezi’ kanë zhvilluar seancën stërvitore në stadiumin ‘Ghelamco Arena’ të Gentit, ku të enjten në orën 20:30 zhvillojnë ndeshjen e parë të play-offit për kualifikim në grupet e Liga Evropës. 
Shkëndija këtë verë ka shkruar faqet më të lavdishme të historisë evropiane për skuadrën ‘kuqezi’, ndërsa ka arritur një hap pranë kualifikimit në fazën e grupeve të Liga Evropës. Pas Krakovias, Neftchit dhe Mllada Bolesavit, Shkëndija do të jetë përballë Gentit të Belgjikës, në filtrën e fundit para fazës së grupeve. Futbollistët të mërkurën në mbrëmje zhvilluan seancën e zakonshme stërvitore në stadiumin ‘Ghelmaco Arena’, duke përfunduar edhe përgatitjet e fundit para sfidës së nesërme. Atmosfera në mesin e futbollistëve është në nivel, të futbollistët në vend të presionit shprehin kënaqësi për të qenë në këtë fazë, ndërsa premtojnë maksimumin për të provuar hapin e rradhës historik.

Përballja e parë e play-offit të Liga Evropës ndërmjet Gentit dhe Shkëndijës luhet të enjten me fillim në orën 20:30.