Shkëndija dënon ashpër sulmin vandal ndaj tifozëve

No image

Klubi i futbollit Shkëndija duke falemenderuar gjithë mediat dhe opinionin për mbështetjen e vazhdueshme gjatë sukseseve historike që skuadra shënon kohëve të fundit, në të njëjtën kohë shpreh reagim të ashpër ndaj sulmeve vandale ndaj tifozëve të pafajshëm të klubit tonë. Protestojmë ashpër ndaj huliganëve dhe rrugaçeve që egërsinë e tyre zgjedhin ta manifestojnë me sulme fizike ndaj tifozëve të Shkëndijës, ndërsa në të njëjtën kohë shprehim brengosje serioze për mosefikasitetin apo edhe ‘mosmotivimin’ e organeve kompetente të sigurisë publike për parandalimin e rasteve të këtilla.
– KF Shkëndija përfaqëson Maqedoninë në Liga Evropa dhe me sukseset e arritura jo vetëm që promovon veten në suaza ndërkombëtare, por edhe kontribuon për përmirësimin e rangimit të futbollit të Maqedonisë në kushte kur të gjitha klubet tjera maqedonase dështuan që në start të garave në Evropë. Jemi mësuar që mediat të reagojnë ndaj incidenteve edhe më të vogla duke kërkuar llogari nga klubi ynë për çështje edhe më banale, ndërsa çuditërisht heshtet për sulme të këtilla vandale ndaj njerëzve të pafajshëm.
– Duke shprehur brengosje të thellë për rrezikun permanenet që u shkaktohet tifozëve tanë, kërkojmë reagim nga organet kompetente, për të bërë si duhet punën e tyрe dhe Shkëndijës që luan në Evropë si përfaqësuese e Maqedonisë t’i mundësohen kushte të barabarta nga shteti si ekipet tjera që luajtën në Kupat Evropiane.

KF Shkëndija

Tags

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.