Kuqezinjtë gjejnë vendin dhe kundërshtarin më të preferuar për të ndërprerë serinë prej tre ndeshjeve pa fitore në kampionat. Shkëndija fiton 2:0 në fushë të Vardarit dhe i shkakton ekipit shkupjan disfatën e parë në këtë sezon. Pauza dy javore në kampionat i bëri mirë skuadrës që dominoi rivalin dhe menaxhoi tre pikët. Loja më e mirë në pjesën e parë solli rezultat në kohën shtesë kur Emini me kokë sjell epërsi 1:0 edhe pse vendasit pa të drejtë kontestonin golin. Në vazhdim sërish Shkëndija komandonte në terren, ndërsa pasi lëshoi disa raste për të mbyllur ndeshjen në minutën e 90-të Ibraimi sjell goditjen finale për fitore 2:0 dhe tre pikë të mëdha nga ky duel.
➡️ MaYa.mk
PJESA E PARË
Kuqezinjtë tanë që në këtë ndeshje luanin me uniformë të bardhë e hapën takimin me shumë autoritet dhe pa kaluar një minutë Imeri për pak sa nuk na solli epërsi kur e majta e tij shkoi skaj portës. Shkëndija vazhdoi të qëndrojë lartë në pjesën kundërshtare dhe në minutën e shtatë Alimi kanoset nga distanca pa gjetur kuadrantin. Vendasit kërkuan të përgjigjen me me Popovin në minutën e 13-të me Popovin, por pret sigurtë Zahov. Në anën tjetër në minutën e 14-të Ibraimi i’u afrua golit kur e majta e tij u ndal në shtyllë. Vetëm disa sekonda më vonë Imeri sjell një të djathtë që ndalet nga Gaçveski, ndërsa në vazhdim Ibraimi godet në trupin e portierit vendas. Pasuan 15-të minuta të qetë kur Shkëndija dominonte në terren dhe rritmi do të ndalej pas serisë së ofendimeve dhe korreve nacionale të tifozëve vendas. Dhjetë minuta para pauzës Bitang u gjet në mundësi por pa arritur të shqetësojë Zahovin. Dukej se pjesa e parë do të mbyllej pa gola, mirëpo në katër minutat shtesë Shkëndija gjeti epërsinë e merituar. Ibriami asistoi para portës për Eminin, goditja e të cilit me kokë kaloi vijën fatale të portës së Gaçevskit. Të kota rezultuan protestat e vendasve, pasi në pauzë shkuam me epërsi 1:0.
PJESA E DYTË
Fraksioni i dytë nisi me një tentim të pasuksesshëm të Popovit nga gjuajtja e lirë, ndërsa në anën tjetër u shfaq mundësi e 100% për të dyfishuar rezultatin. Imeri bukur kaloi në të djathtë mirëpo Gaçevski ndali tentimin e tij, ndërsa në vazhdim goli i Ibraimit me të drejtë anulohet për pozitë jashtëloje. Në minutën e 68-të Alimi provon nga jashta zonës, por pret sigurtë Gaçevski. Në anën tjetër Zahov pret sigurtë tentimin e Popovit me kokë pas një harkimi nga këndi. Në minutën e 76-të sërish provon Alimi por pa gjetur kuadrantin. Vardari kërkonte barazimin dhe u kanos dy herë tetë minuta para fundit, kur tentimi i parë u bllokua në këndore, ndërsa më vonë Zahov kontrollon tentimin e Najdovskit. Më vonë portieri ynë ndali një tjetër kanosje, ndërsa në anën tjetër Nafiu nuk arrin për pak asistin e Ibraimit. Alimi në vazhdim godet mbi portë, ndërsa Gaçevski pret tentimin e Juniorit. Në fund Zahov shpëtoi tentimin e Micevskit, ndërsa shpejt Ibraimi do të zgjidhte fatin e takimit. Junior dhe Nafiu zhvillojnë aksion, ndërsa Ibraimi me një të djathtë të fortë shënon për 2:0. Këtu përfundoi kjo histori dhe tre pikët i takuan Shkëndijës.
VARDARI-SHKËNDIJA 0:2 (0:1)
Stadiumi në Maxhari të Shkupit
Shikues: 1 500
Arbitër: Marjan Markoski (Ohër)
Golashënues: Emini 45’+3 dhe Ibraimi 90′ (Shkëndija)
Karton i verdhë: Lira dhe Gaçevski (Vardari), ndërsa Junior dhe Musliu (Shkëndija)
VARDARI: Gaçevski, Toshevski (Ibishi 77′), Popov (c), Bitang, Lira, Micevski, Novak, Najdovski, Todoroski, Cvetanovski (Popzllatanov 69′), Brdarovski.
Trajner: Aleksandar Vasovski
SHKËNDIJA: Zahov, Mici, Bejtullai, Alimi, Musliu, Ibraimi, Totre, Murati, Junior (Adili 90’+2), Emini (Nafiu 74′), Imeri.
Trajner: Qatip Osmani