Kuqezinjtë koleksionojnë fitoren e gjashtë sezonale duke mundur Makedonija Gj.P. me shifrat 5:1 në sfidën e vlefshme për xhiron e 11-të në LPFM. Shkëndija prej në start ishte e orientuar në sulm, mirëpo kundërshtari mbrohej mirë dhe rezistenca e tyre u thye në tre minutat e fundit të pjesës së parë. Në kushte kur goditjet e forta nga distanca kryesisht të Ibraimit dhe Alimit nuk jepnin rezultat, ‘kuqezinjtë’ ndëruan ‘armën’ dhe goditën dy herë me kokë. Fillimisht Musliu solli epërsi 1:0 pas harkimit të Ibramit, që më pas në kohën shtesë të pjesës së parë vetë Ibra të realizojë me kokë për 2:0 i shërbyer nga Alimi. Në të dytën erdhën edhe tre gola në rrjetën e kundërshtarit, mirëpo për të siguruar fitoren u harxhuan pak më shumë djersë. U desh një super Zahov që u shfaq me disa pritje vendimtare, që pas gjërat të vështirësohen kur u duk se u bë lehtë. Makedonija Gj.P. mbeti me 10-të lojtarë në fushë pas kartonit të kuq të Filipovskit në minutën e 52-të, ndërsa në anën tjetër Mici humbi goditjen nga penaltia. Ndëshkimi erdhi në minutën e 69-të kur Kirovski realizoi për 2:1. Për të mos u komplikuar gjërat u kujdes Ibraimi që shënoi për 3:1 (min.72) me golin e dhejtë sezonal, ndërsa në fund fjalën e tij e kishte për ta thënë Nafiu i cili me dy gola (min.86 dhe 90+2) vendosi rezultatin final 5:1. Kështu kuqezinjtë brenda dy javëve arrijnë që ta zbusin negativën me vendin e parë nga shtatë në dy pikë.
PJESA E PARË
Rasti i parë erdhi pas vetëm 70-të sekondave lojë kur Ibraimi shërben në zonë për Fazli, mirëpo sulmuesi vonon goditjen dhe lejon topi të kontrollohet nga portieri Jovanovski. Shkëndija vazhdoi të luajë në pjesëfushën e kundështarit dhe në minutën e gjashtë Ibraimi sjell një predhë me të majtën, por pak mbi traversë. Disa minuta më vonë portieri Jovanovski kontrollon goditjen e Alimit, ndërsa të njejtin përfundim kishte aksioni i rradhës kur goditja fluturimthi e Alimit neutralizohet nga portieri mysafir. Kuqezinjtë vendosën presion të madh në terren dhe në minutën e 11-të rezultati nuk ndryshoi vetëm falë dy intervenimeve bravuroze të Jovanovskit pas tentimeve të Ibraimit dhe Fazli. Miqtë kanosjen e parë e sollën në minutën e 14-të kur Bozhinovski nuk gjeti portën me një tentim atraktiv me gërshërë. Pasoi periudhë e qetë në të cilën edhe pse Shkëndija diktonte tempon, gjithsesi munguan rastet më serioze për të shënuar. Ibraimi kishte një të majtë joprecize, ndërsa në anën tjetër bllokohet tentimi i Kirovskit. Rezistenca e miqve morri fund në minutën e 42-të kur harkimi i ashpër i Ibraimit nga gjuajtja e lirë u finalizua për mrekulli nga Musliu që sjell epërsi 1:0. Pak më vonë Ibra lëviz bukur dhe provon me të majtën, mirëpo kontrollon në portë Jovanovski. Në kushte kur nuk arrinte të shënojë me armën e tij më të fortë këmbën, Ibraimi e bëri me kokë. Ishte minuta e parë e kohës shtesë kur Alimi asiston saktë për Ibraimin, i cili përfundon bukur për 2:0 me golin e tij të 9-të sezonal.
PJESA E DYTË
Fraksioni i dytë nisi me një tentim të bllokuar të miqve që godet vetëm pjesën e jashtme të rrjetës, ndërsa në anën tjetër dy goditje të forta nga Mici e Ibraimi nuk gjejnë kuadrantin. Në minutën e 52-të me intervenim bravuroz shfaqet Zahov që ndal gjuajtjen e lirë të Bozhinovskit, ndërsa në vazhdim Mici pastron gol të sigurtë para portës. Shpejt pas këtij momenti miqtë mbetën me 10-të lojtarë në fushë pasi me të kuq u përjashtua Filipovski pas një starti të ashpër ndaj Muratit. Kundërshtari u kanos me anë të Stojçevskit, që provokon tjetër intervenim fenomenal të Zahovit, para se topi të ndalet në traversë. Në minutën e 63-të fituam penalti kur Imeri ndalet me faul në zonë. Ibraimi bëhet gati të godasë nga njëmbëdhjetëmetra, por në moment të fundit vendos të plotësojë dëshirën e publikut që penaltinë ta ekzekutojë Mici. Numri ‘3’ nuk arrin të shënojë, ndërsa duartrokitjet dhe brohoritjet shkuan për të dy (Ibraimin dhe Micin). Kjo u ndëshkou nga kundërshtari që shënoi për 2:1 me Kirovskin në minutën e 69-të. Paniku zgjati pak minuta pasi në të 72-ën Ibraimi prodhon një bombë që përplaset në shtyllë dhe përfundon në rrjetë për 3:1. Duarëtrokitjet e rradhës pas këtij goli ishin për ish-sulmuesin e Shkëndijës, Hristijan Kirovski që u tërhoq nga loja. Kundërshtari i’u afrua golit të dytë me Juniorin, mirëpo jashta kuadrantit, ndërsa në anën tjetër nuk shënuan Selmani dhe Alimi. Katër minuta para fundit Selmani harkon saktë para portës ku me kokë reagon mirë Valmir Nafiu dhe shënon për 4:1.
SHKËNDIJA-MAKEDONIJA GJ.P. 5:1 (2:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Shikues: 2 000
Arbitër: Dimitar Meçkarovski
Golashënues: Musliu 42′, Ibraimi 45’+1 dhe 72′, Nafiu 86′ dhe 90’+2 (Shkëndija), ndërsa Kirovski 69′ (Makedonija Gj.P.)
Kartona të verdhë: Imeri dhe Bejtullai (Shkëndija), ndërsa Stojçevski dhe Kirovski (Makedonija Gj.P.)
Karton i kuq: Filipovski 52′ (Makedonija Gj.P.)
SHKËNDIJA: Zahov, Mici, Bejtullai, Alimi (Zejnullai 83′), Musliu, Ibraimi, Totre, Murati, Nafiu, Imeri (Selmani 71′), Fazli (Bojku 64′).
Trajner: Qatip Osmani
MAKEDONIJA GJ.P.: Jovanovski, Junior, Mishevski, Bozhinovski (Kostovski 80′), Da Silva, Kirovski (Xheferson 73′), Pecov, Stojçevski, Filipovski, Bilalli, Tanturovski (Ademi 59′).
Trajner: Bobi Stojkoski