Kuqezinjtë luajnë baraz 2:2 përballë St. Poltenit të Austrisë në testin e tretë në Turqi. Super gol debutues i Agim Ibraimit dhe realizimi i Nafiut na dhanë epërsi 2:0, para se kundërshtari të barazojë.

Përballja e tretë kontrolluese e Shkëndijës në tokën turke solli një pjesë të parë efektive kur u shënuan katër gola, nga dy në secilën portë. Në fakt sa u përket golave gjithçka ndodhi në 20-të minutat e para, kur fillimisht kuqezinjët shkuan në 2:0 pas vetëm katër minutave lojë, ndërsa kundërshtari u përgjigj në minutën e 6-të dhe 20-të.

 

Shkëndija nisi furishëm takimin dhe në minutën e dytë Agim Ibraimi me një të majtë të fortë nga distanca sjell epërsi 1:0, duke shënuar golin debutues në fanellën kuqezi. Dy minuta më vonë pas një aksioni të mirë Murati depërton në të djathtë dhe shërben mirë për Nafiun që realizon për 2:0.

Nën euforinë e startit të bukur në minutën e gjashtë gabojmë në vijën e fundit dhe Ljubiçiç zbut shifrat në 2:1. Pak më vonë Ibraimi nga gjuajtja e lirë kërkoi golin e tretë, mirëpo shpëton portieri kundërshtarë Vollnhofer. Loja e hapur solli mundësi edhe për austriakët dhe në minutën e 20-të Bajrami me në të majtë të fortë barazon rezultatin në 2:2. Nafiu dhe Alimi me goditje nga distanca kërkuan golin e tretë, mirëpo në pauzë u shkua me simetri në rezultat. Pjesa e dytë u zhvillua me tempo më të ulët dhe këtu ndikim mbase kishin edhe zëvendësimet e shumta në të dyja taboret. Vetëm disa gjysmëraste ishin shumë pak për të ndryshuar rezultatin, ndërsa mundëm të veçojmë një intervenim të mirë të portierit Rexhepi, në anën tjetër goditja e Husmanit kontrollohet nga portieri kundërshtarë, ndërsa në minutat e fundit Todorovski me intervenim të mirë pastron rrezikun para portës tonë. Ndeshja u mbyll baraz 2:2 dhe kuqezinjtë tashmë shikojnë para për të vijuar fazën përgatitore, ndërsa testi i rradhës është më 4 shkurt kundër Zeljeznicarit nga Bosnja e Hercegovina.

 

📷➡FOTOGALERIA

 

SHKËNDIJA-ST. POLTEN 2:2 (2:2)
Susesi Sport Center, Belek
Golashënues
: A. Ibraimi 2′ dhe Nafiu 4′ (Shkëndija), ndërsa Ljubiçiç 6′ dhe Bajrami 20′ (St. Polten)
SHKËNDIJA: Zahov, Murati, Musliu, Sadriu, Mici, Zejnullai, Alimi (c), A. Ibraimi, Emini, Nafiu, Fazli.
Luajtën edhe: Rexhepi, Totre, Imeri, Junior, Bojku, Husmani, Çeshmexhiev, Shefiti, Todorovski, Beqiri, Merxhani.
Trajner: Qatip Osmani

Share Now

Related Post