Goli debutues i 17-të vjeçarit Enis Fazllagiç ka mjaftuar për tre pikë përballë Sileksit dhe fitore të 20-të sezonale. Kuqezinjtë shkojnë në pushim dyjavor me 16-të pikë epërsi para vendit të dytë.

Shkëndija fiton 1:0 duelin me Sileksin në kuadër të xhiros së 24-t në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, duke marrë fitoren e 21 në 24 takimet e fundit me ekipin nga Kratova. Kuqezinjtë zhvilluan ndeshje të matur, duke vënë kësaj rradhe në plan të parë rezultatin para lojës. Epërsia e hershme me golin e bukur dhe debutues të Fazllagiçit mndësoi që ekipi të menaxhojë lojën dhe rezultatin pa rrezikuar shumë. Me mungesa të rëndësishme (Hasani dhe Zejnullai të lënduar, Alimi dhe Cuculi të pezulluar me nga 5 kartona të verdhë), trajneri Osmani ishte i detyruar të bëjë ndryshime në formacion me Wakilin titullar dhe të rinjtë Totre e Fazllagiç për herë të parë bashkë në qendër të mesfushës, ndërsa në vend të vendosjes 3-4-1-2 ndeshjen e sotme e nisi me 4-2-3-1. Kuqezinjtë nisën mirë ndeshjen dhe pas dy kanosjeve të miqve dhe një të Ibraimit, ekuilibrat i prishi 17-të vjeçari Enis Fazllagiç me gol të bukur debutues për ekipin e parë të Shkëndijës. Pasoi në vazhdim lojë e qetë me kontroll të kuqezinjëve, ndërsa Sileksi tentonte me goditje nga distanca, prej të cilave vetëm Junior në minutën e 39-të gjeti kuadrantin por kontrolloi topin në dy kohë Zahov. Në pjesën e dytë trajneri Osmani duhej të zëvendësojë Wakilin e dëmtuar, ndërsa në krahun e majtë të mbrojtjes u inkuadrua Murati. Shkëndija e kënaqur me epërsinë menaxhonte lojën, ndërsa rastet më të mira për të shënuar i kishte  Sileksi, mirëpo me disa pritje vendimtare u shfaq portieri Zahov, që ruajti të paprekur rrjetën e tij tani më pesë ndeshje të njëpasnjëshme kampionale. Kuqezinjtë në fund morrën tre pikë të reja, duke e mundur Sileksin edhe në përballjen e tretë të këtij sezoni me një goldfierencë 8:0 (5:0, 0:2 dhe 1:0). Shkëndija shkon në pauzën dy javore me 16-të pikë më shumë se skuadra e vendit të dytë.

SHKËNDIJA-SILEKSI 1:0 (1:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Shikues:
4 000
Arbitër: Aleksandar Stavrev
Arbitra anësorë: Marjan Kirovski dhe Dejan Kostadinov
Delegat: Bobi Stevkovski
Golashënues: Fazllagiç 16′ (Shkëndija)
Kartona të verdhë: Musliu, Adili dhe Ibraimi (Shkëndija), ndërsa Stojçevski (Sileksi)
Karton i kuq: /
SHKËNDIJA: Zahov, Wakili (Murati 46′), Bejtullai, Ibraimi, Totre, Emini, Radeski (Bojku 73′) Musliu, Junior (Todorovski 85′), Adili, Fazllagiç.
Trajner: Qatip Osmani
SILEKSI: Mitroviç, Bllagojeviç, Gucev, Stojçevski, Georgiev (Panovski 68′), Gjorgjeviç (Bujçevski 73′), Junior, Gligorov, Timov (Ivanov 79′), Timovski, Filipoviç.
Trajner: Zhikica Tasevski

Share Now

Related Post