Klasikë ‘kuqezi’ në stadiumin e qyteti në Gostivar. ‘Viktimë’ ishte Bregallnica që megjithë humbjen duhet të jetë e lumtur që në Shtip kthehet me vetëm 5 gola të pranuar. Shkëndija zhvilloi bindshëm ndeshjen më të mirë kohëve të fundit, duke u shfaqur shumë racionale, me lojë kombinuese, raste të shumta për të shënuar dhe pesë gola për fitore bindëse dhe tre pikë të reja.
Takimi nisi me mundësi për Hasanin që godet mbi portë, ndërsa në anën tjetër miqtë ndëshkojnë kur pas një kundërsulmi Nacev realizon saktë për epërsi të Bregallnicës. Goli i pranuar nuk tronditi aspak ‘kuqezinjtë’që vazhduan lojën e tyre, duke u shfaqur të ‘frikshëm’ me aksione të shumta dhe raste të njëpasnjëshme për shënim. Barazimi erdhi në minutën e 15-të kur Hasani pason për Ibraimin në të majtë, me këtë të fundit që depërton fuqishëm dhe me një të djathtë precize sjell simetri në rezultat. Sulmet ‘kuqezi’ vazhduan edhe më tej dhe në minutën e 21 pas një harkimi të bukur nga këndi, Ibraimi me kokë përmbys gjithçka dhe sjell epërsi të Shkëndijës. Në minutën e 32-të mjeshtëri e Ferhan ‘Buba’ Hasanit që sjell slalom në mbrojtjen kundërshtare dhe me përfundim të saktë çon rezultatin në 3:1. Aksionet vazhduan me rritëm të shpeshtuar dhe pas disa mundësive të humbura në minutën e 44 Hasani sërisht ‘përzien’ mbrojtjen kundërshtare ndërsa në tentimin për të pastruar Hristov shënon në rrjetë të gabuar dhe rezultati shkon në 4:1. Loja e njejtë vazhdoi edhe në pjesën e dytë kur Shkëndija kishte dominim të plotë në teren dhe krijonte mundësi të shumta shënimi. Ndryshim nuk pati deri në minutën e 79-të kur Shkëndija shfaqet me aksionin më të bukur të takimit, disa pasime të shkurta e të sakta ‘shndrojnë’ kundërshtarët në spektatorë, ndërsa Alimi me goditje të mrekullueshme shënon golin e pestë dhe fikson rezultatin final 5:1. Shkëndija rëmben fitoren e tretë në katër xhiro dhe me goldiferencë 8:1 në dy takimet e fundit paralajmëron se ngadalë gjen formën e duhur.
SHKËNDIJA-BREGALLNICA 5:1 (4:1)
Stadiumi i qytetit në Gostivar
Shikues: 2 000
Arbitër: Marjan Eckoski
Arbitra anësorë: Zharko Todorovski dhe Sllagjan Markoski
Delegat: Sashko Tasev
Golashënues: Ibraimi 15’, 21’, Hasani 32’, Hrisotv a.g. 44’ dhe Alimi 79’ (Shkëndija), ndërsa Nacev 7’ (Bregallnica).
Kartona të verdhë: Pollozhani (Shkëndija), Ristovski dhe Mitrev (Bregallnica).
Karton i kuq:
SHKËNDIJA: Jovanovski, Bejtullai, Alimi, Cuculi, Kirovski (Totre 73’), Hasani (Vruçina 61’), Demiri, Zhunior, Ibraimi, Pollozhani (Abdulla 46’), Todorovski.
Trajner: Shpëtim Duro
BREGALLNICA: Zahov, Hristov, Mitrev (Kocev 75’), Zdravkov, Nacev, Nikovski, Bllazheski, Tonev, Stankoviq (Ristovski 48’) , Stojanov, Mishev (Velkovski 57’).
Trajner: Vllatko Kostov
Leave us a reply