“Kuqezinjtë” deklasojnë Rabotniçkin në Shkup, duke shënuar një prej fitoreve më bindëse në historikun e klubit në Ligën e Parë. 6:2 ishte rezultati final, me një lojë që pati edhe po aq raste të pastërta që nuk u realizuan nga sulmi i Shkëndijës. Hasani dy herë, Todorovski, Alimi dhe Shefiti nga një herë shënuan 5 gola, ndërsa autogol shënoi Iliev.

Shkëndija përballë Rabotniçkit hyri e determinuar për të mos përsëritur gabimet e barazimit 1:1 të mërkurën në kuadër të Kupës dhe që në fillim bënë me dije se janë të interesuar vetëm për tre pikët. Në minutën e tretë rasti i parë kur Murati harkoi në zonë ndërsa Emini godet me të parën, por vetëm mbi traversë. Shkëndija vazhdoi të sulmojë dhe në minutën e 6-të pas një aksioni të saktë Ibraimi godet në portë nga pozita ideale, ndërsa me portierin e dorëzuar në vijën e portës me dorë ndal topin Duranski. Penalti për Shkëndijën dhe karton i kuq për futbollistin e Rabotniçkit. Kapiteni Hasani plasoi qetë nga pika e bardhë për epërsi 0:1. Në minutën e 10-të tjetër aksion i bukur i “kuqezinjëve” me Todorovskin që asiston për Hasanin goditja e të cilit bllokohet para portës, ndërsa të njejtin epilog pati në vazhdim edhe tentimi i Eminit. Vendasit tentimin e parë në drejtim të portës e kishin në minutën e 22-të, kur Stjepanoviq provoi nga gjuajtja e lirë, në portë në dy kohë kontrollon topin Zahov. Tre minuta më vonë situatë e njejtë me Stjepanoviq dhe Zahov, epologu sërish i njejtë, pret portieri i Shkëndijës. Shkëndija dukej e vendosur mos përsëris gabimet e të mërkurës dhe serioziteti para portës solli golin e tretë në minutën e 34-t me autor Todorovskin, pasi asistit të Hasanit. Dy minuta më vonë pas  një dueli të Muratit me Markoskin në zonë, arbitri Stojanov tregon penalti për vendasit. Markoski godet saktë për ngushtim të rezultatit në 1:3. Shkëndija pak para pushimit mundej të gjejë golin e katërt, mirëpo shpëton mrekullisht Shishkovski. Në start të pjesës së dytë “kuqezinjtë” lëshuan disa rastë të deklasojnë kundërshtarin dhe kjo u hakmor me gol në rrjetë të Zahovit. Vetëm disa sekonda pasi Shishkovski ndali mrekullisht tentimin e Eminit, në anën tjetër Çinedu nga distanca parabolon Zahovin që kishte lëshuar portën për rezultat 2:3. Mirëpo Shkëndija kuptoi shpejtë paralajmërimin dhe në minutën e 56-të me anë të Alimit sollën golin e katërt për epërsi  2:4. Në vazhdim Ibraimi kishte tre mundësi të mira shënimi, por pa mundur të gjejë rrjetën. Mirëpo atë që se bëri Ibraimi e realizoi Hasani në minutën e 74-t kur pret saktë asistin e Çelikoviçit, duke shënuar golin e dytë personal dhe të pestin për Shkëndijën. Shtatë minuta para fundit “kuqezinjtë” sollën golin e gjashtë kur Ibraimi harkon para zonës ku i riu Shefiti saktë me kokë detyron Shishkovskin edhe një herë të nxjer topin nga rrjeta. 6:2 u tregua rezultati final i takimit që solli fitoren e katërt sezonale për Shkëndijën.

RABOTNIÇKI-SHKËNDIJA 2:6 (1:3)
Stadiumi në Gjorçe Petrov
Shikues: 350
Arbitër: Marjan Markoski
Arbitra anësorë: Nikolla Karakolev dhe Risto Gjorgjiev
Arbitra shtesë: Krumisllav Gjorgiev dhe Darko Stojçevski
Delegat: Mijalçe Maxhuranov
Golashënues: Markoski pen. 37′ dhe Çinedu 53′ (Rabotniçki), Hasani pen. 8′ dhe 74′, Iliev ag. 16′, Todorovski 34′, Alimi 56′ dhe Shefiti 83′ (Shkëndija)
Kartona të verdhë: Murati, Emini, Çelikoviç dhe Todorovski (Shkëndija)
Karton i kuq: Duranski (Rabotniçki)
RABOTNIÇKI: Shishkovski, Sadiki, Sahiti, Duranski, Çinedu (Lazarov 87′), Stjepanoviq, Velinov, Markoski (Pogosjan 74′), Iliev (Kadriu 54′), Bilalli, Rasho.
Trajner: Viktor Trenevski
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, Alimi (Shefiti 78′), Cuculi, Ibraimi, Totre, Hasani (Teqja 84′), Çelikoviç, Murati, Emini (Junior 63′), Todorovski.
Trajner: Qatip Osmani

 

Share Now

Related Post