Xhiroja e 10-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë ka sjellë hap fals të Shkëndijës, që është ndalur me barazim nga anëtari i ri i Ligës së Parë, Mlladost Carev Dvori. Fillimi i ndeshjes i takoi Shkëndijës që solli disa kansoje, mirëpo kroati Vruçina nuk ishte në nivel. Në minutën e 24 regjistrojmë kansojen e Ibraimit nga gjuajtja e lirë, mirëpo Petrovski në portë ndal sigurtë. Në minutën e 33-të Vruçina ndalet me faul në zonë dhe fiton penalti për Shkëndijën, ndërsa Besart Ibraimi godet saktë nga pika e bardhë dhe sjell epërsi për ‘kuqezinjtë’. Në vazhdim u krijuan kushte për dyfishim të rezultatit dhe për të mbyllur fatin e takimit, mirëpo kur ‘kuqezinjtë’ nuk shënuan dhe ndërkohë një gol u anulua për pozicion jashtëloje, në skenë del ish-futbollisti i Shkëndijës, Ersen Sali që me një të majtë të fuqishme mposht Jovanovskin për simetri në rezultat. Në pjesën e dytë Shkëndija u vendos në sulm për të siguruar sa më shpejtë fitoren, mirëpo pikërisht këtu gabohej pasi shpejtohej me çdo kusht të vertikalizohet drejt portës kundërshtare. Minutat kalonin dhe vendasit fitonin gjithnjë e me shumë vetëbesim, ndërsa Shkëndija megjithë dominimin humbte raste para portës së Petrovskit të sigurtë. Kirovsi dhe Ibraimi në dy raste nuk arritën të shënojnë, ndërsa në minutën e 72-të një bombë e Zhuniorit ndalet nga Petrovski. Shtatë minuta para fundit portieri vendas ndal tentimin e Cuculit, ndërsa në kohën shtesë ‘kuqezinjtë’ patën fat kur goditja e Kalanovskit u bllokua dhe për pak shkoi skaj portës.

MLLADOST C.D.-SHKËNDIJA 1:1 (1:1)

Stadiumi: Burimet e Bilijanës

Shikues: 700

Arbitër: Dimitar Meçkarovski

Arbitra anësorë: Dejan Nedelkovski dhe Goce Petrevski

Delegat: Sinisha Stojçevski

Golashënues: Sali 44’ (Mlladost C.D.), ndërsa Ibraimi 34’ pen. (Shkëndija)

Kartona të verdhë: Veljanovski, Petrovski (Mlladost C.D.), ndërsa Totre, Alimi, Zhunior (Shkëndija).

Karton i kuq: /

MLLADOST C.D.: Petrovski, Veljanoski, Gjoreski, Grozdanoski, Simjanovski (Velevski 67’), Ristevski, Sali (Nikollovski 82’), Dalçeski (Azizi 90’ +2’), Kalanoski, Konjarski, Dimoski.

Trajner: Zdravko Cvetanoski

SHKËNDIJA: Jovanovski, Alimi, Cuculi, Vruçina (Bejtullai 76’), Demiri, Zhunior, Totre (Kirovski 57’), Ibraimi, Rech, Pollozhani, Todorovski.

Trajner: Shpëtim Duro

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.