Shkëndija avanson në mënyrë bindëse në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë pasi fitores 2:0 ndaj ekipit Kit Go në ndeshjen e parë në Tetovë sot i shtoi triumf 5:0 në Pehçevë. Shefit Shefiti me tre gola ishte figura qendërore e takimit, shënoi edhe Mici, ndërsa  golin e tij të parë në fanellën kuqezi e gjeti sulmuesi Samir Fazli. Trajneri Osmani ndeshjen e nisi me formacion të kombinuar, ndërsa duke llogaritur fitoren 2:0 në ndeshjen e parë historia e këtij dueli të 1/8 së finales morri fund që në minutën e dytë kur Shefiti realizoi për 0:1. Në vazhdim Mici dyfishoi rezultatin ndërsa golin debutes me Shkëndijën e gjeti Samir Fazli në minutën e 28-të. Në fraksionin e dytë kuqezinjtë menaxhuan lojën dhe shtuan edhe dy gola tjerë me Shefitin (68′ dhe 90′) për fitore bindëse 5:0.

PJESA E PARË
Kuqezinjtë nisën furishëm dhe gjetën epërsinë që në minutën e dytë kur Nafiu harkoi nga e djathta, ndërsa Shefiti realizon në shtyllën e dytë. Në minutën e gjashtë i afrohemi golit me Visar Musliun, mirëpo tentimi i tij me kokë kontrollohet nga portieri vendas. Epërsia e Shkëndijës ‘vrau’ ndeshjen pasi tani rezultati i përgjithshëm ishte 3:0 dhe vendasit disa minuta nuk mundën të marrin veten nga fakti se për kualifikim u duhej mrekulli dhe fitore 4:1. Kanosjen e parë futbollistët e Kit Go e sollën në minutën e 18-të kur Simevski me kokë godet mbi traverzë. Në anën tjetër kuqezinjtë gjejnë golin e dytë në aksionin e rradhës kur Mici ndjek mirë një top të kthyer para portës dhe plason saktë për 0:2. Vendasit u panë veten të gjunjëzuar dhe Shkëndija nëntë minuta më vonë sjell golin e tretë kur Samir Fazli gjendet mirë në zonë dhe goditja e tij pasi godet shtyllën ndalet në rrjetë për gol debutues në fanellën kuqezi. Tre minuta para pauzës Galevski bukur ekzekutoi goditje dënimi nën këmbët e futbollistëve të Shkëndijës të vendosur në murin e gjallë, mirëpo topi prek shtyllën dhe përfundon në fundore. Në anën tjetër provom Fazli, por skaj portës.

PJESA E DYTË
Me epërsi të lartë nga pjesa e parë trajneri Osmani të dytën e nisi me dy zëvendësime lur Sadriu dhe Imeri zunë vendet e Musliut dhe Eminit. Kansojen e parë e solli Simevski në minutën e 53-të, ndërsa me pritje të bukur përgjigjet portieri Rexhepi. Pesë minuta më vonë i njejti futbollist sjell një të majtë të fortë që nuk gjen kuadrantin. Huqjeve të vendasve kuqezinjtë u përgjigjën me gol të katërt në minutën e 68-të kur Mici zhvillon aksion në të majtë, ndërsa Shefiti plason në rrjetë për 0:4. Pak më vonë Totre sjell goditje të bukur që ndalet në traversë, ndërsa pak më vonë portieri vendas Durakoviq pret tentimin e Nafiut. Nga minuta e 74-t Shkëndija mbeti me dhjetë futbollistë në terren, pasi shkaku i dëmtimit të krahut lojën nuk mundi ta vazhdojë Çeshmexhiev në kushte kur trajneri Osmani kishte kryer të tre zëvendësimet. Gjithsesi pas një periudhe të qetë në minutën e fundit të takimit Taipi depërton në të djathtë dhe asiston para portës për Shefit Shefitin, i cili  kompleton hat-trikun për rezultat final 5:0.

KF Shkëndija publikisht falemenderon drejtuesit e skuadrës Kit-Go për mikëpritjen shembullore gjatë qëndrimit tonë në Pehçevë, duke u dëshiruar shumë suksese në të ardhmen dhe kualifikim në Ligën e Parë ku padyshim meritojnë të jenë në saje të organizimi

KIT GO-SHKËNDIJA 0:5 (0:3)
Stadiumi në Pehçevë

Shikues: 500
Arbitër: Marjan Gocevski
Golashënues: Shefiti 2′, 68′ dhe 90′, Mici 19′ dhe Fazli 28′ (Shkëndija)
Kartona të verdhë: Çeshmexhiev dhe Taipi (Shkëndija)
KIT GO: Durakoviq, Tikveshanec, Andonov, Dujovski (Sinev 60′), Simevski (Ristevski 85′), Tashkov (Najdov 74′), Andonov, Trendafilov, Galevski, Stojanov, Gligorov.
Trajner: Trajçe Senev
SHKËNDIJA: Rexhepi, Mici, Musliu (Sadriu 46′), Shefiti, Murati, Zejnullai, Emini (Imeri 46′), Taipi, Çeshmexhiev, Nafiu, Fazli (Totre 65′).
Trajner: Qatip Osmani

Share Now

Related Post