Mundemi me penalti nga Makedonija Gj.P. dhe lëshojmë rastin të kualifikohemi në finale të Kupës.
Detajet e ndeshjes:
SHKËNDIJA-MAKEDONIJA GJ.P. 1:1 (Penalti 3:4) (0:1)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Golashënues: Milev 65’(Shkëndija), ndërsa Liçina 13’ (Akademia Pandev)
Golat te penaltitë: shënuan Milev, Shala dhe Totre, huqën Çinari, Doriev dhe Qaka (Shkëndija), ndërsa te miqtë shënuan Mishevski, Aleksovski, Fazli dhe Samake, huqën Liçina dhe Da Silva (Makedonija Gj.P.)Arbitër: Aleksandar Stavrev (Shkup)
SHKËNDIJA: Takeski, Bejtullai (c), Cake, Çinari, Totre, Elezi (Milev 46’), Murati (Rexhepi 46’), Shala, Dita, Qaka, Ramadani (Doriev 64’).
Trajner: Qatip Osmani
MAKEDONIJA GJ.P.: Stevkovski, Mishevski (c), Liçina, Stoilov (Stojkoski 79’), Vosha (Matheus 60’), Llazareviq, Stojkov, Popzllatanov, Fazli, Samake, Da Silva. Trajner: Goran Simov
Ndeshja:
Shkëndija del jashta Kupës së vendit në hapin e parafundit para trofeut. Gjysmëfinalja e sotme në Tetovë pa kuqezinjtë të mundur me penalti 3:4 nga Makedonija Gj.P. pasi koha e rregullt e ndeshjes u mbyll baraz 1:1. Skuadra nga Shkupi kalon në finale ku do të ndeshet me Struga Trim&Lum.
Gjysmëfinalja e Kupës ashtu si dy vitet e fundit sillte ndeshje teke dhe Shkëndija para publikut tetovar kishte shansin të kërkojë finalen e 6-të të saj. Me Hasanin e Maksimovin të lënduar, pak para fillimit të ndeshjes trajneri Osmani duhej të bëjë tjetër ndryshim kur Cuculi i paraparë si titullar u dëmtua gjatë nxemjes dhe në mbrojtje u kthye Dita, kurse vendin e Cuculit si titullar bë formacion e mori Ramadani. Makedonija Gj.P. luante e tërhequr dhe Shkëndija luante me topin e dominonte në terren, derisa goli do të vinte për miqtë në minutën e 13-të kur kuqezinjtë nuk reaguan si duhet pas një rivënie nga këndi, ndërsa Liçina nga afërsia realizoi për epërsi të Makedonija Gj.P..
Pjesën e dytë e nisëm me dy zëvendësime në formacion kur Milev e Rexhepi zunë vendet e Elezit dhe Muratit, ndërsa më vonë në lojë do të vinte edhe Doriev. Ndryshimet ngjallën lojën e Shkëndijës dhe pranë barazimit shkuam me anë të Milevit, mirëpo goditja e tij me kokë u ndal nga Stevkovski që ishte edhe me fat kur topi i përplasur në kornizën e portës shëtit afër vijës fatale por pa e kaluar atë. Gjithsesi barazimi do të vinte në minutën e 65-të kur Çinari prodhon super asist në zonë, ndërsa Milev sjell përfundim të saktë për 1:1. Pasi nuk mundëm të sjellim golin e dytë deri në fund, fituesi duhej të vendoset me penalti.
Serinë e penaltive e nisëm keq me Çinarin goditja e të cilit ndalet nga Stevkovski, derisa Mishevski realizoi për 0:1. Seria e dytë solli barazim 1:1 pasi Milev realizoi e Liçina gjuajti mbi portë. Në serinë e tretë Shala dhe Aleksovski ishin të saktë për 2:2, derisa seria e katërt na pa në avantazh 3:2 pasi Totre realizoi dhe Taleski me super pritje ndali Da Silvan. Kështu Ljupço Doriev kishte në dorë kualifikimin në finale, mirëpo gjuajti jashta kuadratit që Fazli të barazonte në 3:3 duke çuar serinë në goditjet e gjashta. Penaltia e Qakës u ndal në traversë, kurse Samake realizoi për 4:3 dhe kualifikim të miqve në finale të Kupës.
Ndeshja e radhës
Fundjavën e ardhshme jemi të lirë, ndërsa kthehemi të luajmë në kampionat më 15 prill kur në kuadër të xhiros së 27-të ndeshemi me Tikevshin në Tetovë.
Shkëndija-Tikveshi 15.04.2023