-
A 0:2
- Attendance1 000
- |, ||, 2017/2018, Kupa e Maqedonisë
- 2017-08-30 16:30
- Gostivar
“Kuqezinjtë” me formacion të kombinuar fitojnë 0:2 Gostivarin dhe sigurojnë kualifikim në të tetën e finales së Kupës së Maqedonisë. Abdurahimi dhe Zejnullai në të parën shënuan golat për Shkëndijën, ndërsa debutoi prej fillimit përforcimi i fundit, Xhelil Asani. Në pjesën e dytë u inkuadruan edhe të rinjtë Ylber Beqiri, Arlind Aliti dhe Alban Rasimi.
Shkëndija pa problem kalon fazën e parë të Kupës së Maqedonisë, pasi si mysafire mundi Gostivarin me shifrat 0:2. Pa pjesën më të madhe të futbollistëve standard, trajneri Osmani shans për të luajtur u dha lojtarëve më të ri, përfshi edhe prurjen e fundit Xhelil Asanin. Fillimi i takimit solli disa kanosje në të dyja portat, ndërsa portieri Avdyli në minutën e 18-të priti sigurtë një goditje dënimi të vendasve. Vetëm disa sekonda më vonë në shans goli u gjet përforcimi më i ri i Shkëndijës, Asani, mirëpo e majta e tij u devijua në rivënie nga këndi. Shkëndija humbi në vazhdim disa tjera mundësi shënimi, prej të cilave veçojmë minutën e 33-të kur porteri vendas Ramani bllokon Zejnullain që u gjet i vetmuar para portës. Ndryshimi erdhi në minutën e 34-t kur Abdurahimi lëviz mirë në zonë dhe shënon për epërsi 0:1. Katër minuta para pushimit sërish Abdurahimi në aksion, kësaj rradhe asiston për Zejnullain, i cili godet saktë për dyfshim të rezultatit. Në pjesën e dytë dy herë rrezikshëm u kanos Abdurahimi, ndërsa edhe poriteri i Shkëndijës Ilir Avdyli që debutonte në një ndeshje zyrtare u dallua me disa intervenime të sigurta. Me disa shanse të humbura dhe rezultat të pandryshuar në pjesën e dytë vlen të ceket mundësia për të luajtur që trajneri Osmani u dha të rinjëve Ylber Beqiri, Arlind Aliti dhe Alban Rasimit.
GOSTIVARI-SHKËNDIJA 0:2 (0:2)
Stadiumi i qytetit në Gostivar
Shikues: 1 000
Arbitër: Albrim Shaqiri
Arbitra anësorë: Vjollca Izeiri dhe Ebrar Taravari
Delegat: Islam Ismaili
Golashënues: Abdurahimi 34′, Zejnullai 41′ (Shkëndija)
Kartona të verdhë: Çelikoviç, Shefiti (Shkëndija)
Karton i kuq: /
GOSTIVARI: Ramani, Grozdanoski (Iljazi 69′), Limani, Menga, Abazi, Ademi, Fetahi, Lama, Miftari, Bexheti, Veliu (Qaili 75′).
Trajneri: Mensur Jakupi
SHKËNDIJA: Avdili, Bejtullai (Aliti 78′), Çelikoviç, Murati, Zejnullai, Bojku, Fazllagiç, Shefiti, Çilafi (Rasimi 85′), Asani (Beqiri 53′), Abdurahimi.
Trajner: Qatip Osmani