Shkëndija del e mundur 3:2 nga transferta me Akademia Pandevin në Strumicë. Vendasit avansuan 2:0 me Baldovaliev dhe Markov, kuqezinjtë u rrikthyen te barazimi 2:2 me Radeskin dhe Ibraimin, mirëpo në minutën e fundit kur kërkohej fitorja vendasit me anë të Çeshmexhievit realizojnë për 3:2.
Në një terren të butë dhe të rëndë për lojë Shkëndija hyri pak sa e pasigurtë duke lejuar vendasit të rrezikojnë portën e Zahovit që disa herë duhej të shpëtojë. Në anën tjetër kuqezinjtë zhvilluan askion të bukur me Hasanin dhe Eminin, mirëpo tentimi i këtij të fundit shkoi skaj portës. Pas emocioneve fillestare dhe momenteve kur u duk se Shkëndija morri kontrollin e lojës, në minutën e 23-të vendasit fitojnë topin në mesfushë dhe përmes Baldovalievit kalojnë në epërsi 1:0. Kuqezinjtë tani më duhej të përforcojnë sulmin dhe në minutën e 30-të i’u afruan barazimit, mirëpo Vujanac shpëton mrekullisht pas tentimit me kokë të Radeskit. Pak më vonë vendasit shpëtojnë me shumë fat kur Çelikoviç gjendet para portës dhe topi godet në kokë portierin Vujanac, ndërsa ky i fundit më minutën e 34-t kontrolloi lehtësisht tentimin e Hasanit. Deri në fund të pjesës së parë në terren luante vetëm një skuadër, mirëpo tentimet e Alimit në dy raste dhe goditja e dënimit nga Hasani nuk sollën ndryshim me vendasit që shkuan në pushim me epërsi 1:0. Fillimi i pjesës së dytë ishte i furishëm dhe erdhën dy gola të shpejtë, nga një në secilën rrjetë. Shkëndija sulmonte dhe la shumë hapsira në mbrojtje që mundësuan vendasit në minutën e 52-të të zhvillojnë kundërsulm të shpejtë, ndërsa Markov pret asistin në shtyllën e dytë dhe me gjoks drejton topin në rrjetë pë dyfishim të rezultatit. Tani kuqezinjtë duhej të ngjiten në një malore, por fatmirësisht goli erdhi shpejt. Rëmujë para portës vendase, ndërsa Radeski godet saktë për 2:1 dhe rrikthim të Shkëndijës në lojë për rezultat pozitiv. Në minutën e 63-të u duk se kuqezinjtë prekën barazimin, mirëpo Hasani nuk arrin të realizojë nga afërsia. Presioni do të jepte rezultat në minutën e 71 kur Hasani asiston për Ibraimin, ndërsa ky i fundit me një të majtë precize shënon për 2:2. Koha ideale ishte për të kërkuar fitoren, loja u hodh në pjesën vendase ku u humbën shumë shanse dhe një gol të anuluar për pozitë jashtë loje, ndërsa gjërat do të shkonin më keq në minutën e 90-të kur Çeshmexhiev me një të majtë të fortë shënon për rezultat përfundimtar 3:2.
AKADEMIA PANDEV-SHKËNDIJA 3:2 (1:0)
Stadiumi “Mlladost” në Strumicë
Shikues: 2 000
Arbitër : Igor Stojçevski
Arbitra anësorë: Sashe Toshevski dhe Daniel Vasilevski
Delegat: Sashko Tasev
Golashënues: Baldovaliev 23′, Markov 52′ dhe Çeshmexhiev 90′ (Akademia Pandev), ndërsa Radeski 54′ dhe Ibraimi 71′ (Shkëndija)
Kartona të verdhë: Baldovaliev (Akademia Pandev), ndërsa Bejtullai, Abdurahimi dhe Alimi (Shkëndija).
Karton i kuq: /
AKADEMIA PANDEV: Vujanac, Atanaskovski, Dimov, Ivanov, Stoilov (Gançev 90+3′), Atanasov, Markov (Mishov 73′), Varelovski, Grifoni, Baldovaliev (Pandev 69′), Çeshmexhiev.
Trajner: Jugosllav Trençovski
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, Alimi, Cuculi, Ibraimi, Totre (Abdurahimi 69′), Hasani, Çelikoviç, Radeski, Emini (Junior 64′) Todorovski.
Trajner: Qatip Osmani