Shkëndija fiton 0:2 Pobedën në Mogila të Prilepit në xhiron e 13-të të LPFM-së me çka nuk mbetet ekip i pamundur nga kuqezinjtë në kampionat. Vendimtar rezultoi minuta e 11-të kur kapiteni Hasani realizoi saktë nga pika e bardhë, ndërsa në kohën shtesë Ibraimi vetëm vërtetoi triumfi. Shkëndija humbi disa mundësi shënimi në të dytën, por gjjthsesi një morri tre pikë të reja dhe fitore të 10-të sezonale.
Kuqezinjtë zhvilluan një pjesë të parë shumë luftarake të imponuar nga ashpërsia e vendasve dhe terrenit të vështirë që nuk ofron kushte për lojë me pasime dhe aksione të kombinuara. Këtë Shkëndija e kompensonte me luftë dhe topa të gjatë në krahë prej ku kërkonte të rrezikojë. Hasani në minutën e 2-të për pak nuk arriti të shfrytëzojë një gabim të vendasve, të cilët provonin të imponihen me lojë të ashpër. Momenti ndryshimit erdhi në minutën e 8-të kur Bejtullai ndalet me faul në zonë nga portieri Taleski, duke fituar penalti. 3 minuta kaluan duke u treguar ndihmë mjekësore dy futbollistëve që pësuan nga përplasja, ndërsa kapiteni Hasani ruajti qetësinë dhe me goditje precize në të 11-ën solli epërsi 0:1. Në vazhdim Pobeda kërkonte të sulmojë, ndërsa Shkëndija e vendosur mirë përdorte kundërsulmin. Kuqezinjtë u dëmtuan nga arbitri në fund të pjesës së parë kur Ibraimi ndalet nga pas shpinës me faul nga Ilieski në zonë, mirëpo për arbitrin gjithçka ishte në rregull. Në fillim të pjesës së dytë presion i vendasve që kanosen seriozisht në dy raste, por me intervenime të shkëlqyeshme shpëton Zahov. Në anën tjetër vjen në shprehje edhe Shkëndija, kur fillimisht Emini lëviz bukur dhe kërkon Hasanin, mirëpo pastrojnë vendasit në moment të fundit. Në minutën e 63-të pasim perfekt i Hasanit që nxjer para portës Ibraimin, por goditja e sulmuesit ndalet bukur nga Jovanoski. Mundësi të ngjashme në vazhdim kishte Radeski, por sërish fiton duelin portieri vendas. Në minutën e 74-t nxitje para dy portave brenda vetëm disa sekondave. Fillimisht mbrojtja arrin të pastrojë një rëmujë, ndërsa në anën tjetër Alimi godet në portierin vendas. Kuqezinjtë këtu kishin dominim të plotë dhe duhej të mbyllin çështjen e fituesit, por ajo që humbi Hasani në të 76-ën barazohet me të pamundurën. Kapiteni kaloi portierin vendas dhe kur pritej realizim klinik pasoi goditje mbi portën e zbrazur. Pak më vonë tjetër rast për Ibraimin që nuk arrin të realizojë. Vendasit u hodhën në sulm për të kërkuar barazimin, ndërsa në kohën shtesë Shkëndija mbylli llogaritë kur Junior asiston për Ibraimin, që realizon për 0:2.
POBEDA-SHKËNDIJA 0:2 (0:1)
Terreni “Mogila” në Prilep
Shikues: 1 000
Arbitër: Krumislav Gjorgiev
Arbitra anësorë: Martin Petkovski dhe Bojan Andevski
Delegat: Admir Zeqiroviq
Golashënues: Hasani pen. 11′ dhe Ibraimi 90+4′ (Shkëndija)
Kartona të verdhë: Taleski, Cvetanoski, Ilieski 2, Sharkoski dhe Naumoski (Pobeda), ndërsa Asani dhe Emini (Shkëndija)
Karton i kuq: Ilieski 83′ (Pobeda)
POBEDA: Taleski (Jovanoski 30′), Najdovski, Staniq, Mustafov, Sharkoski, Karçeski, Krsteski (Manevski 79′), Trajkoski (Geshosk 59′), Ilieski, Naumoski, Cvetanoski.
Trajner: Sllavolub Bubanja
SHKËNDIJA: Zahov, Asani (Todorovski 77′), Bejtullai, Alimi, Cuculi, Ibraimi, Totre, Hasani, Radeski, Emini (Junior 87′), Teqja (Murati 84).
Trajner: Qatip Osmani