Krakovia mbetet në histori, nis plani anti-Neftçi

No image

Suksesi historik i Shkëndijës me kualifikimin në raundin e dytë të eliminatoreve të Liga Evropës mbetet në të kaluarën, pasi skuadra ‘kuqezi’ gjithë vëmendjen e kthen kah sfida e rradhës me Neftçin e Azerbajxhanit.

2

Shkëndija me shumë klas la pas përfaqësuesin e Polonisë në Liga Evropa, MKS Krakovia duke i eliminuar me dy fitore (2:0 dhe 2:1) dhe me rezultat të përgjithshëm 4:1. Suksesi u arrit, historia u shkrua, por ‘kuqezinjtë’ dëshirojnë të vazhdojnë të shikojnë përpara dhe vëmendja tani kthehet kah raundi i dytë dhe përballjet me Neftçin e Azerbajxhanit. Ekipi në Tetovë ka nisur përgatitjet për sfidën e parë, e cila më 14 qershor do të zhvillohet në transfertë. Takimi në Baku luhet të enjten me fillim në orën 20:00 sipas kohës lokale në Azerbajxhan (ora 18:00 sipas kohës në Maqedoni). Ndërkohë ndeshja e kthimit do të luhet në datë 21 korrik në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, me fillim në orën 20:00.

Shpërndaje

Të tjera

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.