Në Krakov shkruhet historia, Shkëndija kërkon raundin e dytë

No image
Të ejnten në Krakov të Polonisë skuadra ‘kuqezi’ kërkon të bëjë rezultatin historik në historinë e pjesëmarrjeve evropiane, pasi pretendon për herë të parë kalimin në raundin e dytë të garave në Liga Evropa. Krakovia-Shkëndija luhet nga ora 20:00, ndërsa ‘kuqezinjtë’ hyjnë me epërsi 2:0 nga takimi i parë në Shkup.
Futbollistët e Shkëndijës të mërkurën në mbrëmje kanë zhvilluar seancë stërvitore në stadiumin “Marshal Jozef Pilsudski”, të fundit para ndeshjes së kthimit të xhiros së parë të eliminatoreve për Liga Evropa kundër Krakovias. Për dallim nga ndeshja e parë kur Krakovia shihej si favorit, epërsia 2:0 ndryshon rolet dhe nga ekipi polak shikojnë me shumë respekt këtë përballje. Gjithsesi, humbja e pësuar në Shkup sikur ka ulur entuziazmin e publikut dhe raportet e vendasve thonë se nuk do të realizohen pritjet për të mbushur tribunat deri në vendin e fundit.
Gjithsesi, Shkëndija nuk ndikohet nga gjëra të këtilla dhe duket maksimalisht e determinuar për të bërë punën në mënyrën më të mirë të mundshme. Futbollistët në stërvitje kanë shfaqur seriozitet maksimal dhe stafi teknik kërkon tu imponojë të gjithëve se përballja e dytë është një histori e re në të cilën duhet të merret rezultat pozitiv për të bërë realitet dëshirën dhe objektivin për të kaluar në raundin e dytë. Një gjë e tillë do të ishte historike për Shkëndijën dhe secili prej futbollistëve dëshiron të jetë pjesë e këtij momenti të veçantë për skuadrën ‘kuqezi’.

Takimi i dytë i xhiros së parë eliminatore të Liga Evropës ndërmejt Krakovias dhe Shkëndijës zhvillohet të enjten në stadiumin “Marshal Jozef Pilsudski” në Krakov të Polonisë me fillim në orën 20:00.

 

Shpërndaje

Të tjera

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.