Husejni me Shqipërinë U-19 në turne kualifikues

Agon Husejni i Shkëndijës do të jetë pjesë e përfaqësueses U 19 të Shqipërisë në turneun eliminator për kualifikim në Kampionatin Evropian për futbollistë të moshës nën 19-të vjeçare që do të mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Sulmuesi shtatëlartë i juniorëve të Shkëndijës tani më një kohë ndiqet nga stafi i kombëtares U 19 të Shqipërisë, ndërsa ishte pjesë e disa ndeshjeve kontrolluese, përfshi edhe dy të fundit me Kosovën U 19 gjatë këtij muaji. Kjo ka bindur seleksionuesin Arjan Bellaj që të përfshijë Agon Husejinin në listën e futbollistëve të ftuar për të mbrotjur ngjyrat ‘kuqezi’ në kualifikimet për U 19. Federata shqiptare e futbollit edhe zyrtarisht ka lëshuar ftesë në adresë të Shkëndijës, për të lënë të lirë Husejnin nga 4 deri më 18 nëntorë, periudhë kjo gjatë së cilës sulmuesi do të vihet në shërbim të kombëtares U 19 të Shqipërisë.

 

Share Now

Related Post