Humbje për gjeneratën U18 të Shkëndijës

No image

Shkëndija U18 del e mundur në xhiron e 12-të në Super Ligën e Maqedonisë për kadetë, duke humbur transfertën me Vardarin. Kjo ishte humbja e dytë sezonale për skuadrën e Berat Imerit, që mbetet në pozitën e liderit.

 

Javë ters edhe për Shkëndijën U18 që pëson humbje 1:0 në përballjen me Vardarin në Shkup. Në një ndeshje të balansuar ka vendosur një moment i vetëm që vendasve u dha tre pikët. Të dyja skuadrat kishin rastet e tyre për të shënuar, mirëpo goli i vetëm do të vinte në minutën e 35-të me autor Ali Adem. Në vazhdim nuk pati ndryshim, me Shkëndijën që nuk mundi të përgjigjet as në pjesën e dytë, në fund duke u detyruar të pranojë disfatën e dytë në 12-të ndeshje sezonale. Shkëndija U18 mbetet në pozitën e parë në Super Ligën e Maqedonisë për kadetë me 28 pikë të tubuara, katër më shumë se Akademia Pandev që mban vendin e dytë.

 

VARDARI U18-SHKËNDIJA U18 1:0 (1:0)
Golashënues: 1:0 Adem 35’
SHKËNDIJA U18: Abazi, Rexhepi, Ramiq, Karimani, Adh. Ramadani, Alb. Ramadani, Spahiu, Memishi, Shahini, Bakija, Gashi.
Luajtën edhe: Hajredini dhe Jakupi.
Trajner: Berat Imeri​