Shkëndija U19 pëson disfatën e parë kampionale

No image

Juniorët e Shkëndijës në xhiron e 12-të kanë përjetuar humbjen e parë në sezonin aktual, mirëpo megjithatë vazhdojnë të kryesojnë renditjen tabelare falë ecurisë së shkëlqyeshme në 11-të xhirot paraprake.

 

Skuadra U19 nuk kishte fundjavë pozitive, pasi në kuadër të xhiros së 12-të në Super Ligën e Maqedonsië për juniorë, janë mundur me shifrat 4:1 në trasnfertën me Vardarin. Djemtë e trajnerit Bekim Osmani nuk ishin në nivelin e ndeshjeve paraprake dhe si pasojë në një pjesë të parë jo bindëse panë veten në disavantazh 2:0, me Jakup Berishën që realizoi për vendasit në minutat 14-të dhe 36-të. Në fraksionin e dytë Shkëndija tentoi të rikthehet dhe gjeti golin për 2:1 në minutën e 50-të me anë të Enis Fazllagiqit, mirëpo në vazhdim sërisht efikasiteti ishte në anën e vendasve që realizon me Kolevskin në minutën e 56-të dhe Dishlievskin në të 73-ën, duke u shkaktuar kështu djemve të Osmanit humbjen e parë kampionale. Gjithsesi Shkëndija U19 vazhdon të ruajë vendin e parë me 29-të pikë, 7-të më shumë se Vardari i vendit të dytë, por që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

VARDARI U19-SHKËNDIJA U19 4:1 (2:0)
Golashënues: 1:0 Berisha 14’, 2:0 Berisha 36’, 2:1 Fazllagiq 50’, 3:1 Kolevski 56’, 4:1 Dishlievski 73’
SHKËNDIJA U19: Izljazi, Aliti, Mislimi, Ramadani, Beqiri, Osmani, Luma, Rexhepi, Rasimi, Fazllagiq, Sherifi.
Luajtën edhe: Zejnullai, Gafur, Ajruli.
Trajner: Bekim Osmani