Zyrtare: Çelikoviç përforcim për krahun e majtë

No image

Ivan Çelikoviç është përforcimi i rradhës i Shkëndijës dhe vjen në skuadër për të përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes ‘kuqezi’.

 10

Shkëndija bën të vetin mbrojtësin e majtë kroat, Ivan Çelikoviç. 27-të vjeçari vjen nga Inter Zapreshiqi i Kroacisë, ndërsa firmos kontratë për një vit me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër nëse palët mbesin të kënaqura me bashkëpunimin paraprak. Kroati pritet të ngrejë nivelin e cilësisë në skuadër, ndërsa vjen për të mbuluar krahun e majtë të mbrojtjes edhe pse dallohet me karakteristika ofenzive.

9

“E para si më kanë pritur dhe gjithçka në klub, me duket shumë mirë, prej trajnerit dhe të gjithëve. Në Shkëndijë kam ardhur për të fituar titullin e kampionit dhe të luaj sa më mirë, për të treguar çka dij dhe përse klubi më ka sjellë. E dij se kanë tifozeri të jashtëzakonshme, se në çdo ndeshje ka 10-12 mijë spektatorë dhe kjo është diçka që më motivon shumë”, deklaroi Çelikoviç pas prezantimit me fanellën ‘kuqezi’.

2

1

PRESENTATION GALLERY

Ivan e ka nisur karrierën si futbollist te Hajduku i Splitit, ndërsa bëhet përforcimi i tretë i Shkëndijës në këtë merkato, pasi paraprakisht firmosën edhe Dino Medjedoviç dhe Jure Çolak. Bashkë me trajnerin gjerman Tomas Brdariç, shkon në katër numri i anëtarëve të rij në skuadër.