Shkëndija transferohet në Antalia, zhvillohet stërvitja e parë

No image

Skuadra ‘kuqezi’ prej sot është transferuar në Turqi, në vendin e quajtur Belek në rrethinën e Antalisë ku do të zhvillojë fazën e dytë dhe kryesore të përgatitjeve dimërore. Deri më 5 shkrut përveç seancave stërvitore ekipi do të zhvillojë katër ndeshje kontrolluese. Menjëherë pas akomodimit, trajner Brdariç nxori ekipin në seancë stërvitore nën ndriçimin e reflektorëve.

3

2
Shkëndija ka lënë Maqedoninë e ftohtë dhe prej sot ka vijuar përgatitjet dimërore në kushte shumë më ideale në hotelin luksoz ‘Gloria Sport Arena’ në Belek të Antalisë në Turqi. Skuadra ‘kuqezi’ në orët e mëngjesit me fluturim Shkup-Stamboll-Antalia është vendosur në bazën e rradhës ku do të zhvillohet faza kryesore e kësaj fazë përgatitore para fillimit të gjysmësezonit pranveror. Trajneri i ri gjerman Tomas Brdariç më në fund ka mundësi të punojë në teren të hapur dhe me kushte ideale, pasi në Tetovë thuajse nuk kishte mundësi për të ushtruar në mënyrën e dëshiruar shkaku i të reshurave të borës dhe temperaturave të ulta. Pas arritjes dhe vendosjes në orët e pas ditës, shefi i stafit teknik Tomas Brdariç ka nxjerë ekipin në stërvitje që është realizuar në orar mbrëmje dhe me ndriçim të reflektorëve.

1

5

Ekipi përveç seancave stërvitore të parapara sipas planprogramit të stafit teknik, në tokën turke do të zhvillojë katër ndeshje kontrolluese me kundërshtar të nivelit të rivalëve që zakonisht ekipi i ka përballë në raundet eliminatore të Kupave Evropiane.

5-up

Ekspedita e Shkëndijës që udhëtoi për në Antalia:  
Futbollistët: Marko Jovanovski, Kostadin Zahov, Besir Nuhi, Egzon Bejtull, Artim Polozhani, Stefan Vujçiç, Ardian Cuculi, Ferhan Hasani, Besart Ibraimi, Armend Alimi, Bllagoja Todorovski, Shpend Asani, Ennur Totre, Mevlan Murati, Shqiprim Taipi, Arbin Zejnullai, Enis Fazllagiq, Marjan Radeski, Shefit Shefiti, Besmir Bojku, Demir Imeri, Bashkim Lama, Jure Çolak, Dino Medjedoviç, Ivan Çolakoviç, Viktor Nildo Juffo, Stenio Zhunior.
Stafi teknik: Tomas Brdariç (shef i stafit teknik), Armin Friedrich (asistent), Erhan Selimi (ndihmës trajner), Armend Elezi (trajner i portierëve), Metin Dalip (trajner kondicional), Festim Ademi (koordinator)

Ekipi mjekësor: Dritan Bexheti (mjek), Bekim Alija (fizoterapeut), Erxhan Rushiti (fizoterapeut), Fadil Rustemi (fizoterapeut), Nuredin Rexhepi (Kit Manager).