Zyrtare: Todorovski rinovon kontratën me Shkëndijën

No image

Njëri prej futbollistëve më standard të Shkëndijës, Blagoja Todorovski ka firmosur kontratë të re, duke vazhduar qëndrimin e tij në ekipin ‘kuqezi’.

 

Shkëndija dhe Todorovski gjejnë akordin për vazhdim të bashkëpunimit edhe për të ardhmen. Mbrojtësi i djathtë ofenziv i ardhur në skuadër në janar të 2015-ës mbeti lojtar i lirë me përfundimin e sezonit vjeshtor, mirëpo duke qenë të kënaqura me bashkëpunimin paraprak, dy palët shpejt ranë dakord për firmosjen e kontratës së re.

 

t-309

“Sigurisht se jam i kënaqur me vazhdimin e bashkëpunimit, pasi në asnjë moment nuk kam menduar për tu larguar. Jam i kënaqur këtu, ndjehem si në shtëpinë time, publiku dhe gjithë tjerët më respektojnë dhe uroj që në vazhdim të realizojmë pritjet”, u shpreh Todorovski pas firmosjes së kontratës së re.

Njëri prej futbollistëve më standard të Shkëndijës, Blagoja Todorovski ka firmosur kontratë të re, duke u lidhur me bashkëpunim deri në janar të vitit 2019.