UYL: Shkëndija U19 do të përballet me Hajduk Split U19

No image

Shpresat e Shkëndijës, kampionë të Maqedonisë së Veriut në kategorinë U19, mësuan kundërshtarin në raundin e parë të Ligës së Kampionëve, UEFA Youth League.

Shorti në Nyon vendosi që shpresat e Shkëndijës të luajnë kundër kampionëve të Kroacisë, skuadrës së Hajdukut nga Spliti.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 30 shtator në terren vendas, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet më 20 tetor në Kroaci.


SHPËRNDAJE

About Author

TË NGJASHME