Të mërkurën në orën 14:30 konferеncë për shtyp para ndeshjes me Trakain

No image

Shkëndija të enjten në Strumicë synon përmbysjen e negativës 2:1 përballë Trakait të Lituanisë, në takimin e kthimit të xhiros së tretë të eliminatoreve të Liga Evropës. Si zakonisht një ditë para ndeshjes zhvillohet konferenca zyrtare për shtyp në të cilën do të flasin trajneri Qatip Osmani dhe kapiteni Ferhan Hasani.

 

KF Shkëndija të mërkurën (02.08.2017) organizon press konferencë para duelit KF SHKËNDIJA vs FK TRAKAI në kuadër të xhiros së tretë të eliminatoreve të Liga Evropës, që do të zhvillohet më 03.08.2017 në stadiumin ‘Mlladsot’ në Strumicë. Takimi me gazetarë do të mbahet në hapsirat e stadiumit ‘Mlladost’ në Strumicë me fillim në orën 14:30, ndërsa në të njëjtin do të marrin pjesë shefi i stafit teknik, Qatip Osmani dhe kapiteni Ferhan Hasani.

 KF Shkëndija fton gazetarë, fotografë dhe kameramanë të ndjekin këtë ngjarje.

 Pas përfundimit të press konferencës do të ndahen akreditimet për takimin KF SHKËNDIJA vs FK TRAKAI.

 Njëkohësisht ju njoftojmë se skuadra nga Lituania në Shkup arrinë të mërkurën (02.08.2017). Do të vendosen në Strumicë, ndërsa stërvitjen zyrtare para ndeshjes do ta zhvillojnë të mërkurën në orën 18:00 në stadiumin ‘Mlladost’ në Strumicë. Pak para fillimit të stërvitjes, në orën 17:30 FK TRAKAI parasheh të zhvillojë takim me media.

 Ndeshja SHKËNDIJA-FK TRAKAI zhvillohet të enjten në stadiumin ‘Mlladost’ në Strumicë me fillim në orën 17:00.​