Fanella origjinale lirohet në 1500 denarë

No image

Me rastin e pushimeve verore dhe qëndrimit të mërgimtarëve në vendlindje, KF Shkëndija ul çmimin e fanellave origjinale për rreth 40% dhe tani mund të blehet për vetëm 1500 denarë.

Të gjithë simpatizuesit e Shkëndijës kanë një arsye më shumë për të poseduar një fanellë origjinale të klubit. Kryesia vendos të bëjë zbritje prej rreth 40% dhe tani më në vend të 2400 denarëve, një fanellë origjinale e Shkëndijës mund të sigurohet për vetëm 1500 denarë në Fan Shopin zyrtar pranë zyrave të klubit në qendër të Tetovës.

 

Zbritja bëhet me rastin e pushimeve verore dhe pranisë së mërgimtarëve në vendlindje, ndërsa do të vlejë deri më 10 gusht 2017.