Të dielën miqësore me Dinamon nga Ferizaji

No image

Shtyerjen e ndeshjes së fundjavës me Strugën, kuqezinjtë do ta kompensojnë me miqësore me Dinamon e Ferizajit.

Shkëndija të dielën në Tetovë do të përballet me KF Dinamo Ferizaji në një takim kontrollues. Kuqezinjtë në program kishin duelin e xhiros së dytë të LPFMV me Strugën, mirëpo ndeshja u shty për datën 30 gusht shkaku i angazhimit të struganëve në Kupat e Evropës. 

Kështu fundjava mbetet e lirë dhe me kërkesë të stafit teknik u vendos zbrastira të plotësohet me miqësore. 

Dinamo nga Ferizaj, ekipi ambicioz i ngjitur në Ligën e Parë të Kosovës do të jetë mysafiri ynë në Tetovë në duelin që luhet të dielën me fillim në orën 17:00. 

Share Now

Related Post