Shtyhet ndeshja me Skopjen, vëmendja kthehet ka Renova

No image

Takimi i xhiros së 25-të ndërmjet Skopjes dhe Shkëndijës është shtyrë shkaku i përfshirjes së disa futbollistëve në ekipet përfaqësuese të Maqedonisë. Kuqezinjtë kthejnë vëmendjen ka sfida e xhiros së 26-të të dielën me Renovën.

 

Ndryshim në planin e punës të Shkëndijës pasi në vend të enjten, kuqezinjtë sfidën e rradhës  kampionale do ta luajnë të dielën. Ndrërhyrja në orar bën që në vend të Skopjes, kundërshtar i rradhës i kuqezinjëve të jetë Renova.  Komisioni për Gara pranë FFM-së ka pranuar kërkesën e KF Skopjes për të shtyrë ndeshjen e xhiros së 25-të me Shkëndijën që duhej të luhet të enjten në Shkup. Termini i ri do të caktohet në mënyrë plotësuese, ndërsa besohet të jetë kah mesi i prillit.

Kjo kë bërë që stafi teknik në krye me Qatip Osmanin të bëjnë intervenim në orarin e seancave stërvitore, duke kthyer vëmendjen ka sfida e xhiros së 26-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë, kur kuqezinjtë të dielën përballen me Renovën. Duke fituar katër ditë më tepër për duelin e ardhshëm kampional, stafi teknik do të ketë më shumë kohë për tu përgatitur, kur ekipi do të punojë më shumë ditë me formacion të kompletuar pasi pritet të rikthehen reprezentuesit Musliu, Radeski (A), Totre (U21) dhe Fazllagiç (U19).