Pas tre ditëve të lira vazhdon puna intenzive

No image

Kuqezinjtë nga e mërkura janë rikthyer në stërvitje pas tre ditëve të lira që stafi teknik u dha futbollistëve pas fitores me Sileksin të shtunën në kuadër të xhiros së 24-t në LFPM.

Në mungesë të disa lojtarëve standardë, Shkëndija dje (e mërkurë) është rikthyer në stërvitje për të vijuar punën për vazhdimin e sfidave kampionale dhe të Kupës. Ferhan Hasani vazhdon terapinë intenzive për rikuperim të lëndimit të muskulit, ndërsa Visar Musliu, Marjan Radeski (A), Ennur Totre (U21) dhe Enis Fazllagiç (U19) mungojnë shkaku i angazhimeve me ekipet përfaqësuese të Maqedonisë.

Pas tre ditëve të lira, trajneri Osmani rikthu futbollistët me tempo të shtuar me nga dy seanca stërvitore në ditë. Atmosfera në skuadër është në nivel të dëshiruar, ndërsa punohet me seriozitet maksimal për të mbajtur formën në drejtim të vazhdimësisë së rezultateve pozitive.