Sërish ndryshim i orarit, të dielën kundër Skopjes

No image

Shkëndija të dielën (1 prill) përballet me Skopjen në kuadër të xhiros së 25-të, ndërsa të shtunën e ardhëshme (7 prill) luhet xhiroja e 26-të kur kuqezinjtë presin Renovën.

Komesari për Gara pranë FFM-së ka ndryshuar edhe një herë orarin e ndeshjeve të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë. Pasi të hënën u vendos të shtyhen ndeshjet Skopje-Shkëndija dhe Pelisteri-Vardari, për shkak të paraqitjes së më shumë futbollistëve nga kampionati vendor në përfaqësueset e Maqedonisë (A dhe shpresat), tani është vendosur që megjithatë të shtyhet gjithë xhiroja e 25-të. Kështu të enjten nuk do të ketë futboll elitar dhe gjithë ndeshjet e xhiros së 25-të janë shtyrë për të dielën (1 prill), kur Shkëndija do të jetë mysafire e Skopjes në lagjen Autokomandë. Ndërkohë ndeshjet e xhiros së 26-të që paraprakisht ishin caktuar të luhen të dielën, janë shtyrë për të shtunën e ardhshme (7 prill) kur kuqezinjtë si vendas luajnë me Renovën.