Shkëndija hap dyert Eminit për tu stërvitur

No image

Tetovari është në pritje të vendimit për klubin ku do të vazhdojë karrierën, ndërsa deri sa të marrë vendim për të ardhmen, Shkëndija i ka hapur dyert për tu stërvitur me ekipin e parë.

“Kuqezinjtë” janë rikthyer në seancat stërvitore pas dy ditëve të lira që stafi teknik u dha futbollistëve pas kualifikimit në fazën e play-offit të UEFA Europa League. Pushimi u erdhi mirë futbollistëve pas rritmit të ndeshjeve të vëshitra në tre raundet paraprake eliminatore, ndërsa tani më vëmnedja kthehet kah sfidat e rradhës.

 

Lojtarët janë duke punuar për startin e sezonit të ri në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë dhe përballjen me Vardarin që do të luhet në fundjavë. Risi në seancën e sotme stërvitore ishte prania e ish-futbollistit të Kukësit, Izair Emini. Tetovari nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij, ndërsa deri në marrjen e një vendimi ka gjetur derë të hapur në klubin tonë.