Shkëndija gati për testin me Gabalan

No image

Shkëndija të martën në orën 15:00 sipas kohës lokale në Maqedoni zhvillon përballjen e parë kontrolluese në Antalia, ku përballet me Gabalan nga Azerbejxhani. Atmosfera në kampin ‘kuqezi’ është shumë e mirë, profesionale dhe maksmialisht serioze. Të hënën ekipi ka nisur punën duke uruar ditëlindjen trajnerit Tomas Brdariç. Zhunior kthehet në stërvitje, pasi mungoi shkaku i virozës, ndërsa lëndohet Alimi që shpresohet mos jetë serioze.

1

Skuadra ‘kuqezi’ ka kompletuar ditën e tretë të përgatitjeve në Antalia të Turqisë. Ekipi punon më intenzitet të shtuar, nga dy seanca në ditë duke shfrytëzuar maksimalisht kushtet e shkëlqyeshme që ofron kjo qendër. Futbollistët në mënyrë profesionale realizojnë kërkesat e stafit teknik, ndërsa gëzon atmosfera e mirë, por edhe qasja shumë serioze dhe profesionale ndaj obligimeve.

7

11

Ditëlindja e 42-të e shefit te stafit teknik të Shkëndijës, Tomas Brdariç ka sjellë atmosferë festive në kampin e Shkëndijës në Belek të Antalisë në Turqi, ku ekipi po vijon fazën e dytë të përgatitjeve dimërore. Futbollistët kanë uruar trajnerin, duke i dëshiruar para se gjithash shëndet, por edhe suksese me Shkëndijën, ndërsa më pas si profesionistë të vërtetë kanë vazhduar punën sipas planprogramit.

Sot në stërvitje është rikthyer Stenio Zhunior i cili ishte prekur nga viroza dhe të dielën ishte lënë i lirë të pranojë infuzion.Ndërkohë në seancën e e pasditës u lëndua mesfushori Armend Alimi, ndërsa analizat e detajuara do të tregojnë nëse bëhet fjalë për diçka serioze.
10

 GALLERY 

Skuadra vijon me stërvitje edhe të martën paradite, ndërsa pasdite pason testi i parë në Antalia, kur nga ora 15:00 sipas kohës lokale në Maqedoni (ora 17:00 në Turqi) Shkëndija përballet me Gabalan e Azerbejxhanit.