Zejnullai: “Goli në debutim në Liga Evropa si ëndër”

No image

Paraqitja bindëse e Shkëndijës në takimim e kthimit me Daçian në Moldavi trajnerit Osmani i dha mundësi të inkuadrojë në lojë edhe të riun Zejnullai. Mesfushori u përgjigj në mënyrën më të mirë të mundshme, duke arritur të realizojë golin për 0:3, ndërsa deri në fund “kuqezinjtë” gjetën edhe golin e katërt me anë të Hasanit për fitore 0:4.

Ndërkohë, në foto mund të shihet i riu Arbin Zejnullai si shikon me vëmendje festën pas një goli të Shkëndijës ku mes tjerëve është edhe kapiteni aktual Hasani, ndërsa vetëm për disa vite arrin të bëhet pjesë e ekipit të parë, madje duke realizuar në Liga Evropa.

Me realizimin e tij Arbin Zejnullai me vetëm 18-të vite bëhet futbollisti më i ri në historinë e Shkëndijës që arrin të shënojë gol në kupat e Evropës. Ai nuk fsheh kënaqësinë për këtë arritje, ndërsa është optimist se Shkëndija është e denjë të kalojë edhe HJK Helsinkin.