MATCH REPORT | Shkëndija kundër Gabalas zhvilloi testin e parë në Antalia

No image

Shkëndija ka zhvilluar testin e parë në Antalia të Turqisë, kur përballë Kabalas së Azerbejxhanit trajneri Brdariç kishte mundësi të provojë pjesën më të madhe të futbollistëve që ka në dispozicion. Ndeshja përfundoi 1:2 për azerët, ndërsa për herë të parë në fanellën e Shkëndijës u paraqitën përforcimet e janarit Çelikoviç, Medjedoviç dhe Çollak. Ky i fundit realizoi golin e vetëm për Shkëndijën.    
shke-gab-1

Përballja me ekipin e vendit të dytë të kampionatit të Azerbejxhanit, trajneri Tomas Brdariç kishte mundësinë për të provuar futbollistët dhe për të vlerësuar formën e tyre momentale në këtë fazë të përgatitjeve kur më parimore është ngarkesa që duhet lojtarët të kenë brenda ditës. Shkëndija në mëngjes kishte seancë stëtvitore, ndërsa pasdite takimin Brdariç e nisi me Zahovin në portë, Todorovski, Bejtullai, Cuculi dhe debutuesi Çelikoviç ishin reshtuar në mbrojtje, ndërsa mesfusha ndërtohej nga katërshja Vujçiç, Bojku, Imeri dhe Radeski. Sulmi ishte për Hasanin dhe Alimin.
shke-gab-2
‘Kuqezinjtë’ lëviznin mirë në teren dhe humbën disa mundësi, ndërsa Gabala avansoi në minutën e 39-të me golin e Ozobiç-it nga rreth 20-të metra. Pas pak më shumë se një orë lojë, trajneri Brdariç ndryshoi thuajse gjithë ekipin, duke lënë në lojë prej futbollistëve që filluan ndeshjen vetëm portierin Zahov dhe mbrojtësin e majtë Çelikoviç. Tani mbrojtja e Shkëndijës ndërtohej nga Murati, Çollak, Pollozhani dhe Çelikoviç, ndërsa në mesfushë u inkuadruan Juffo, Zejnullai, Totre dhe Zhunior. Më të avansuar në sulm mbetën Ibraimi dhe debutuesi i tretë Medjedoviç. Në minutën e 77-të Gabala dyfishon rezultatin pasi Abdullayev shënon nga gjuajtja e lirë. Në minutën e parafundit të kohës së rregullt pas një harkimi të Ibraimit në zonë, Çollak shfrytëzon lartësinë e tij dhe me kokë shënon për 1:2.
shke-gab-3
SHKËNDIJA-GABALA 1:2 (0:1)
Tereni në kompleskin Gloria Sport Arena
Golashënues: Çollak 89’ (Shkëndija), ndërsa Ozobiç 39’ dhe  Abdullayev 77’ (Gabala)
SHKËNDIJA: Zahov (Jovanovski ), Todorovski (Murati 62’), Bejtullai (Çolak 62’), Cuculi (Pollozhani 62’), Çelikoviç, Bojku (Juffo 62’), Vujçiç (Zejnullai 62’), Imeri (Zhunior 62’), Radeski (Ibraimi 62’), Hasani (Medjedoviç 62’), Alimi (Totre 62’)
Trajner: Tomas Brdariç