Xhiroja e XXXIII | Rabotniçki – Shkëndija

No image

Kuqezinjtë të shtunën luajnë në transfertë me Rabotniçkin në ndeshjen e fundit të sezonit garues 2023/2024. 

NDESHJA

Rabotniçki vs Shkëndija

Liga e Parë, xhiroja e tridhjetë e tretë

Stadiumi “Todor Proeski” në Shkup

E shtunë, 18 maj, ora 17:00

Shkëndija të shtunën kërkon të mbyllë me sukses sezonin futbollistik, kur në kuadër të xhiros së 33-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë luajmë me Rabotniçkin në Shkup. Humbja e javës së shkuar nga Struga na nxori nga gara për titull, mirëpo kuqezinjtë tani në ndeshjen e fundit kërkojnë të sigurojnë vendin e dytë që për herë të dhjetë rresht do të na dërgonte në Kupat e Evropës. 

Rabotniçki këtë ndeshje do ta luajë për prestigj, pasi nuk kanë asnjë shans për në Evropë, derisa qëndrojnë larg pozitave të rrezikut. Me 42 pikë në 32 ndeshje, Rabotniçki mban pozitën e 5 në renditje. 

Skuadra

Mevlan Adili është lojtari i vetëm që mbetet në dyshim për këtë duel. Edhe pse dy ditët e fundit ka stërvitur me grupin, mirëpo ma kontakte shkaku i dëmtimit të nofullës në ndeshjen me Shkupin. Mbrojtësi do të jetë në kombinim, mirëpo aktivizimi i tij mbetet në pikëpyetje. 

Transmetimi

Dueli Rabotniçki-Shkëndija është në program të shtunën në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup me fillim në orën 17:00 dhe do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në kanalin zyrtar të klubit në Youtube (Shkëndija Channel). 

subl

Share Now

Related Post