
Skuadra “kuqezi” të dielën në Tetovë pret Shkupin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 21 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.
Shkëndija u kthehet garave në kampionat ku pason ndeshje si vendas me ekipin e Shkupit. Ditët e kaluara përveç përgatitjeve tekniko-taktike, ekipi ka punuar edhe ne regjenerim të forcës pas dy ndeshjeve brenda tre ditëve me Vardarin. Fitorja e të mërkurës ka ngritur moralin e skuadrës dhe tani kërkohet të vazhdohet me ritmin e njejtë edhe në kampionat.
Shini fotogalerinë e plotë
Futbollistët duken maksimalisht të fokusuar dhe shikojnë me respekt ekipin e Shkupit, mirëpo objektivi mbeten tre pikët, ndërsa pritet mbështjetje nga tribunat. Bilansi shëndetësor është pozitiv, vetëm Alimi mbetet në dyshim shkaku i dëmtimit, ndërsa gjithë lojtarët tjerë janë në shërbim të stafit teknik.
Përballja Shkëndija-Shkupi luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 14:00.